Published On: 26 Prill, 2017

Tragjedi detare afër Dubrovnikut, ka edhe të vdekur

Dy veta kanë vdekur, dy të lënduar janë dërguar në spital, ndërsa 5 persona të tjerë janë zhdukur në ujërat e akvatoriumit të Dubrovnikut, njofton agjencia e lajmeve INA.

Ata po kërkohen në kanalin Koloçep afër Dubrovnikut pasi janë përplasur anija e Kapitenerisë së Dubrovnikut dhe një gomone në të cilën kanë qënë 9 persona- punëtor hotelierik që këtheheshin nga puna.

Në komunikatën e Ministrisë së transportit, infrastrukturës dhe detarisë së Kroacisë, bëhet e ditur se anija zyrtare e Kapitenerisë së Dubrovnikut “Dançe”, ditën e martë, më 25 prill, rreth orës 21.20 minuta, është përplasur në kanalin Koloçep, me një gomone me targa të panjohura, në të cilën kanë qënë 9 punëtorë hotelierik, shtetas kroat, të cilët këtheheshin nga puna.

Anija e Kapitenerisë është nisur për ndihmë dhe transport urgjent mjekësor

Tragjedia detare ka ndodhur në momentin kur anija zyrtare e Kapitenerisë së Dubrovnikut është nisur në një akcion urgjent mjekësor, për të transportuar një pacient të sëmurë në ishullin Mlet. Me atë rast është përplasur me gomonen e pa ndriçuar, pa drita sinjalizimi, dhe drita navigacioni, që as radari nuk e ka regjistruar,  në të ciliën kanë qënë 9 persona. Dy veta kanë gjetur vdekjen, dy të tjerë janë hospitalizuar në spitalin e Dubrovnikut, ndërsa 5 persona janë zhdukur dhe janë në kërkim intensive- ka deklaruar kapiteni i Kapitenerisë së Dubrovnikut Mato Kerkez. (INA)

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...