Published On: 6 Nëntor, 2016

Tradita e Fishtës

Vendi më i urryer në Fishtë është shndërruar në pikën më të frekuentuar. Dhjetëra e mija mysafirë cakërrojnë gotat me pije të freskëta nëpër tavolinat e drunjta nën hijet e pemëve të restorantit “Mrizi i Zanave”.

Nga një lëng trëndafili shërben kamerieri Armando Paloci (20) me t’u ulur në ambient që dominohet prej gurit e drurit. Lulet e gjethet janë vyshkur rreth e përqark oborrit të restorantit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Si kërpudhë duket prej largësie bunkeri në cepin e majtë të hyrjes. Është vetëm një prej mijëra sish që diktatura e Enver Hoxhës i kishte “mbjellë” gjatë më shumë se katër dekadave të sundimit me grusht të hekurt gjithandej Shqipërisë.

Altin Prenga, pronar i “Mrizit të Zanave”, ka kujtime të tmerrshme prej fëmijërisë së kaluar nën komunizëm, që kishte kolektivizuar fushat dhe arat e gjera të të parëve të tij. Megjithatë, nuk rrënoi asgjë prej mbetjeve të gjalla të komunizmit…

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...