Published On: 12 Korrik, 2017

Topalli shpërthen ndaj Bashës: Mos i përbuz demokratët

Ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, ka shpërthyer ditën e sotme ndaj kreut të PD-së Lulzim Basha.

Përmes një statusi në profilin e saj në ‘Facebook’, Topalli ka theksuar se demokratët kanë nisur peticione në të gjithë Shqipërinë, kundër garës që po zhvillohet për kreun e PD-së, pasi sipas saj është në kundërshtim me rregulloren e statusit.

Reagimi i Topallit:

Ju qe fshihni listat e antaresise , mos perbuzni demokratet!

Demokratet neper Shqiperi kane nisur nje proces proteste per zgjedhjet fiktive te Lulzim Bashes per t’u pastruar kryetar. Nje nga nismat e protestes eshte nje peticion i çelur per nenshkrime, me te cilin po kerkohet anullimi i procedures farse antistatutore.

Deri me sot Basha nuk ka reaguar per akuzen per shkeljen e statutit, per akuzen per pengmarrje dhe per grabitje te Partise…ka reaguar (nepermjet vartesve ne hierqarqine partiake) per njeren nga listat me nenshkrime demokratesh, ate te demokrateve te Vlores. Ka ngritur zerin, sepse shumica e nenshkruesve te listes nuk qenkan ne listat e anetaresise.

Une nuk i njoh firmetaret e peticionit dhe nuk ka nevoje t’i njoh. Levizja per shpetimin e PD-se eshte levizje ne rritje. Si çdo levizje qe perfshin dhe ben per vete njerezit ajo do t’i kete prane edhe ata qe shkojne “pas berihajt”, sikurse do kete me vete dhe ata qe duan ta shfrytezojne per interesa meskine, apo ta sabotojne. Prezenca e tyre nuk e zhben levizjen, nuk e dobeson dot. Forca e levizjes qendron tek e verteta e saj, tek ideali qe mbron, tek motivimi parimor.

Ndaj per Vloren dhe me firmetaret e saj une di te them jashte çdo lloj dyshimi, se ne Vlore demokratet refuzuan masivisht ne zgjedhje “listen Basha”, si liste e shitur dhe aspak perfaqesuese. Pse nuk reagon Basha ndaj ketij fakti te pamohueshem? Pergjigja eshte e thjeshte: kush nuk voton Bashen nuk mund te jete “demokrat”. Demokratet Basha i heq nga lista e anetaresise dhe nuk ka nevoje te jape llogari para tyre. I heq nga lista dhe keshtu nuk i le edhe ta demtojne ne zgjedhjet brenda partise. Lista sekrete ia jep mundesine te heqe dhe te veje, te shpalle “demokrat” ose “armik”, ke te doje, ke i lepihet pas zverkut dhe ke i prish pune.

Nje gje harron Basha ne kete mes: Partia Demokratike nuk eshte lista sekrete e anetaresise qe menaxhon Basha. Partia Demokratike jane demokratet me shpirt qe kane bere historine, demokratet qe ne Vlore e mbajten gjalle PD-ne edhe ne kushtet e terrorit dhe qe i njeh si te tille gjithe Vlora. Mos i perbuzni ata! Anetaresine ne PD ata e kane fituar vete, me mundin dhe sakrificen, me privacionet dhe gjakun qe kane derdhur per PD. Nuk ua hiqni dot as me lista te trukuara e sekrete, as me perbuzje e perçarje.

Peticioni i demokrateve behet ne emer te PD-se dhe per mbrojtjen e saj nga rrenimi. Peticioni nuk mbulohet me shpifje, tallje ose perbuzje. Sa me shume ta tallin apo perbuzin, aq me fuqishem do t’u bjere ne koke njerezve te rreme, qe i kane hipur ne shpine PD-se dhe e kane kthyer ate ne plaçke.

 /Gazeta Express/

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...