Published On: 24 Prill, 2017

Topalli kundër protestës së PD: Duhet të ishim në fushatë

Jozefina Topalli nuk ishte sot në protestën e opozitës. Ajo thotë se ka qenë zgjedhje e saj edhe pse në media aludohet se Topalli, Bregu dhe Islami nuk u angazhuan nga kreu i partisë në organizimin e sotëm.

Gjithsesi në një prononcim për Balkan Web, Jozefina Topalli deklaron se ka qenë kundër kësaj forte proteste dhe madje shton se PD-ja sot duhet të ishte në fushatë elektorale.

“Mbështes çdo protestë për punë, për bukë, protestë kundra padrejtësive, kundra drogës, krimit, kundra korrupsionit, kundra kalbëzimit të qeverisjes. Qëndrimet e mia i kam bërë të qarta çdo seancë parlamentare e do vazhdoj ta bëj. Kam folur kur shumica heshtte. Kam luftuar kur shumica kërcënonte e do vazhdoj të bëj betejën si opozitare, në respekt të bindjeve të mia, parimeve demokratike e rregullave të demokracisë.

Ky vend është në zgrip të humnerës. E qytetarët e tij janë më të varfër se kurrë në këta 25 vite. Ne jemi në një pikë kritike. Kam të paktën 3 vite që e përsëris dhe kërkoj opozitë të fortë. Kjo qeverisje meritonte të përmbysej prej kohësh. Në kushte normale tani duhej të ishim në fushatë. Por në vendin tonë asgjë nuk është më normale. Dhe kjo situatë është shumë preokupuese”, është shprehur ish-kryetarja e Kuvendit.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...