Published On: 29 Maj, 2017

Topalli dhe Imami: Të mblidhen forumet e PD, të shkarkohet Basha

Ashtu siç njoftuam më herët Jozefina Topalli dhe Arben Imami kanë dalë në një deklaratë për mediat pasi nuk u përfshinë në listat e deputetëve. Ata thanë se vendimi për listat është marrë vetëm nga Lulzim Basha pa asnjë konsultim. Sot Imami dhe Topalli kërkojnë publikisht shkarkimin e Bashës nga kryetar i PD-së.

 Topalli në konferencë:

Prej 26 Majit, edhe zyrtarisht, kjo nuk është me Partia Demokratike e Dhjetorit 1990. Jo pse mungoj unë në listen e deputetëve, por sepse shpirti i Partisë Demokratike është zëvendësuar me llogarinë e ftohtë të Republikes së Re të Lulzim Bashës.

Për shkak të bojkotit që demokratët po bëjnë kësaj fushate, për shkak të modelit klientelist familjar të Bashes, Rama do të sundoje edhe për shumë vite.

Imami flet në emër të të dyve:

Gjendja e krijuar pas publikimit të listave ka krijuar shqetësim të madh, reagim qytetar dhe të militantëve,  të kandidatëve dhe intelektualëve.

Mesazhi i tyre është se nuk mund të largohet Edi Rama duke shkatërruar PD-në.

Vendimi është marrë nga nje njeri pa mbledhur forumet. Nuk ka qenë traditë e kësaj partie që të mos konsultohet dhe të mos merren vendimet në forumet e partisë.

Ne kërkojmë si zgjedhjen e vetme, mbledhjen e forumeve, shkarkimin e zotit Basha. Ju bëjmë thirrje kolegëve të bashkohen, sepse në 26 qershor do të jetë shumë vonë. Lista e prezantuar është listë humbëse.

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...