Published On: 5 Nëntor, 2016

Tomë Gashi: Shkaku i vdekjes së Astrit Deharit është i dyshimtë

Avokati Tomë Gashi përmes një postimi në rrjetin social ka shkruar se shkaku i vdekjes të aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Deharit është i dyshimtë.

Ai ka shkruar se Astrit Dehari do të duhej të ishte i sigurt në burgun e Prizrenit sepse burgu menaxhohet nga shteti.

Ky është postimi i tij i plotë:

Shkaku i vdekjes te aktivistit te Vetevendosjes Astrit Dehari eshte i dyshimt,dhe nga kush duhet te vertetohet,nga pushteti qe e burgosi si terorist,apo nga ekspertet te cilve familja e tij ju besone?

Astrit Dehari do te duhej te ishte i sigurt ne burgun e Prizrenit sepse burgu menaxhohet nga shteti.

Ne te vertet Astrit Dehari nuk do te duhej te ishte fare ne burg,nese do te kishim drejtesi te pa politizuar. Por drejtesia e politizuar ka vertetetuar zenjen e shtetit nga ana e pushtetit.

Per 67 dite Astrit Dehari u mbajt ne paraburgim vetem per shkak se e donte kombin e vete shqipetar,donte qe flamuri i tij te jete kuq e zi dhe ishte pjestar aktive e levizjes Vetvendosje.

Per 67 dite Astriti u mbajt ne burg pa te drejt duke u trajtuar nga pushteti si “terorist ” kunder shtetit te kapur nga pushteti.

Sot pasi qe Astriti nuk esht me ne mesin tone,pushteti le te krenohet se e ka nje terorist me pak…

Pyetja e fundit eshte se a duhet te lejojm qe shkakun pse Astriti me nuk eshte ne mesin tone a duhet ta vertetojn pjestaret e pushtetit qe e arestuan pa faj, ata qe e mbajten ne paraburgim pa as nje arsye …

Apo shkakun pse Astriti nuk esht me ne mesin ton duhen ta thone ekspertet te cileve familja e Astrit Deharit ju beson…dhe asnji ”expert ” kete here te mos e marr guximin qe vrasjen eventuale ta beje vetevrasje sic i kan vepruar ne disa raste…

Kujt ti besojm ne keto rrethana trishtuese ??? kete per momentin nuk e din askush per ”expert ” fjalen e fundit duhet ta jap familja

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...