Published On: 15 Qershor, 2017

Tomë Gashi: Fitues i zgjedhjeve është Vetëvendosja

Avokati Tomë Gashi, ka thënë se fitues i zgjedhjeve parlamentare janë Lëvizja Vetëvendosje.“Lëvizja Vetëvendosje individualisht i ka fituar zgjedhjet, kurse si grup po dihet PAN me 13 parti është fitues”.“Individualisht askush nuk ka fituar më shumë vota se Vetëvendosja”.

“Lëvizja Vetëvendosje nuk mund të akuzohet për mashtrim të votuesve të vetë sepse nuk ka qenë kurrë në pozitë – nëse këta nuk i realizojnë 40 pikat e tyre unë nuk do të votojë më për ta”.Kështu ka thënë Gashi në Info Magazine të Klan Kosovë. Tutje ai i ka shpjeguar procedurat se si mund të krijohet Qeveria.“Mandatari duhet të propozohet nga Presidenti”.“Në bazë të Kushtetutës në nenin 95, President i ka obligim t’i hap rrugë koalicionit APN për formimin e Qeverisë”.“Atëherë nëse ata dështojnë të bëjë 61 deputet atëherë Presidenti duhet t’i hap rrugë mandatarit të dytë dhe nëse pas herës së dytë dështon, atëherë presidenti duhet t’i shpall zgjedhjet”.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...