Published On: 18 Nëntor, 2016

Tomë Gashi: Astrit Dehari ka vdekur nga asfiksia e dhunshme!

Gjatë një konference për media avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, në lidhje me vdekjen e aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari, ka deklaruar që shkaktari i vdekjes së tij ishte asfiksia e dhunshme.

“Astriti ka vdekur nga asfiksia e dhunshme. Askush nuk mund ta bej ketë vullnetarisht me mjetin që është përdorë. Është e pamundshme që Astriti t’ia ketë shkaktuar ato lëndime vetes” ka thënë Tomë Gashi.

Sa i përket raportit të autopsisë, Gashi ka deklaruar që dy ekspertët e pavarur të kontraktuar nga Familja Dehari, janë të gatshëm të dalin me publikimin e tij, mirëpo ju mungon dokumentacioni mbështetës, pa të cilin nuk mund të realizohet ky raport.

“Dy ekspertë të pavarur të familjes Dehari, kanë qenë gjatë gjithë kohës kur është kryer obduksioni i Astrit Deharit, mirëpo Prokuroria dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore nuk i ka pajisur me dokumentacionin shtesë. Ata kanë dhënë një arsyetim prej tre rreshtat “Për shkaqe objektive nuk mund t’ju japim materialet”. Ekspertët e pavarur janë të gatshëm mirëpo pa këto prova nuk mund të japin raportin” përfundoi Tomë Gashi.

Sipas Gashit provat mbështetëse të lartpërmendura janë nën menaxhimin e prokurorisë dhe janë në duar të Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...