Published On: 23 Prill, 2017

Tmerruese: Ja kushtet mizore të shqiptarëve në një kamp të Francës (FOTO)

Profesori universitar dhe njohësi i çështjeve të sigurisë Avni Islami, gjatë një udhëtimi për në Francë, ka vizituar kampin e refugjatëve të qytetit të Metzit, ku ka treguar për tmerrin dhe vuajtjet e refugjatëve shqiptarë që aty ka parë. Islami gjatë bisedave që kishte bërë me refugjatët në atë kamp, kishte dëgjuar rrëfime të tmerrshme për peripecitë e tyre prej momentit të hyrjes në shtetin francez.

“Gjatë bisedave që pata me ta e që nuk deshën t’u përmendet emri, më thanë se dy muaj kemi fjetur nën ura ose në korridore të ndërtesave e tash na kanë sjell këtu. Ata ndiheshin të kënaqur tani, duke i parë me sytë e mi se në çfarë kushtesh të rënda jetonin nëpër tenda të vogla. Fotot e më poshtme flasin vet për kushtet e tyre të jetesës këtu”, thotë mes tjerash Islami.

Ai nga mllefi i kushteve të tmerrshme të bashkatdhetarëve tanë të cilët kishin braktisë Kosovën si rezultat i krizës së rëndë politike dhe sociale, shtron një pyetje ironike për institucionet tona: “Institucionet e Kosovës a jeni lodhë?”

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...