Published On: 5 Korrik, 2017

Tmerr: Uji që pihet në Kosovë është kancerogjen. E thonë mjekët e KFOR-it

Gazeta italiane ‘Il fatto quotidiano’ ka botuar sot një tekst në të cilin ka kthyer edhe një herë në vëmendje dyshimet se jo vetëm ajri, por edhe ujo që e pimë është kacerogjen, transmeton Gazeta Express.

Kontingjenti italian me mision në Kosovë ka pirë, të paktën deri më 2016, ujë kancerogjen. Kështu ka thënë mjeku ushtarak, Ennio Lettieri, shkruajnë mediat italiane.  “Uji i analizuar më 2015 përmbante bromat, kancerogjen i klasës 2B, në sasi prej 65/97 mikrogramë-litër. Pas arritjes sime në bazën ‘Film City’ në Prishtinë, më ishte folur  shumë herë për shijen shumë të çuditshme të ujit natyror dhe mineral, që përdorej në mensën ndërkombëtare, palestër por edhe nëpër restorante dhe piceri në të gjithë bazën”.

Sipas tij, komandanti i KFOR-it Giovanni Fungo ishte pajtuar që menjëherë të ndërpritej shpërndarja e ujit të tillë, shkruan Il Fatto Quotidiano. Uji Dea natyror në të vërtetë është tërhequr, por jo edhe ai mineral, që ende përdoret. “Mes pasojave të bromatit është edhe dëmtimi i veshkave. Ndoshta është koincidencë, por gjatë qëndrimit tim atje kishim rastin e një mareshali të karabinierëve me dëmtim veshkor akut”, ka thënë ai.

Koordinatori i Osservatorio militare, Domenico Leggiero, ka komentuar duke thënë se “ky denoncim është shumë i rëndë”. Sipas tij,, “kështu o vihen në diskutim jo vetëm furnizimet ushqimore, si uji, por edhe konfirmohet se nuk ka dokumente për vlerësimin e rreziqeve në disa baza ushtarake”.

Por nuk është vetëm uji. Sipas Lettierit, “7 km larg Prishtinës gjendet kompania elektrike KEK, oxhaqet e të cilit shihen qartë nga Film City dhe përhapin re të verdha që e bëjnë ajrin, sidomos në mbrëmje të dëmshëm dhe irritues për organet e frymëmarrjes. Pluhuri që del prej aty përbëhet nga plumbi dhe, fenoli dhe substanca të tjera kimike. Ato dëmtojnë edh enë distancë prej 10 kilometrash”.

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...