Published On: 18 Qershor, 2017
Bota |

Tmerr në qiell, 20 persona plagosen në avion

20 persona kanë mbetur të plagosur gjatë fluturimit të avionit “MU774” nga Parisi për në Kunming, kryeqyteti i provincës jugperëndimore të Kinës, Yunnan.Mediat ndërkombëtare bëjnë të ditur se plagosja e përsonave bord, ka ardhur si pasojë e turbulencave të ajrit.Pas incidentit, aeroplani u ul në mënyrë të sigurtë në Kunming, kryeqyteti i provincës jugore të Yunnanit të Kinës dhe ata që kishin nevojë për ndihmë mjekësore, janë dërguar në spital, njoftoi Xinhua.

Asnjë nga pasagjerët nuk mori dëmtime të rrezikshme për jetën, tha Spitali në deklaratë.Të paktën 12 persona janë shtruar në spital, me lëndime, duke përfshirë thyerje, plagë dhe lëndime në kokë.Transportuesi ajror, në një deklaratë të lëshuar, tha se avioni “hasi papritmas turbullira” dhe “disa pasagjerë përjetuan siklet”.ka lëshuar një deklaratë duke pranuar se avioni “hasi papritmas turbullira” dhe “disa pasagjerë në aeroplan përjetuan siklet.”Ky incident vjen ndërkohë që rreth një javë më parë një avion i “China Eastern Airline”, i nisur për në Shanghai u kthye në Sidnei për shkak të një vrime të madhe në një pjesë të motorit të majtë.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...