Published On: 29 October, 2016
Bota |

Tjetër tërmet i fuqishëm në Itali

Italia nuk po gjen rehati nga tërmetet. Një tjetër lëkundje e fortë është verifikuar pasditen e vonë të kësaj të shtune, me epiqendër në qytetin e Peruxhas dhe fuqi 4.2 ballë.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane, sipas të cilave lëkundja sizmike është ndjerë në zonën e sipërme të Maçeratës, e prekur nga tërmeti i mëhershëm gjatë javës, si dhe në Ankona.

Sipas burimeve mediatike, situata më problematike paraqitet në zonën malore të Maçeratës ku janë ndjerë lëkundje të vazhdueshme, ndonëse jo të fuqishme, ndërsa ka pasur edhe çarje të tokës, transmeton TCh.

Në këtë zonë janë mbi 4 mijë të pastrehë që kanë kaluar natën e radhës jashtë shtëpive, të vendosur kryesisht në pallatet sportive, hotele, si dhe në vagonët e trenit të vënë në dispozicion nga shteti.

Ndërsa në Usita, edhe kjo një nga zonat më të prekura nga aktiviteti sizmik, vetëm të moshuarit janë strehuar në hotele. Të tjerët kanë zgjedhur çadrat. Mediat raportojnë se bën ftohtë, por skuadrat e mbrojtjes civile janë në lëvizje për t’u ofruar ndihmë.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...