Published On: 15 Qershor, 2016
Bota |

Tjetër sulm në SHBA

Një vajzë 16-vjeçare ka gjetur vdekjen pasi është qëlluar në një zonë, në qendër të qytetit San Francisko, në Kaliforni. Mësohet gjithashtu se 4 persona të tjerë janë plagosur, ku njëri prej tyre është në gjendje të rëndë për jetën.

Dyshohet se dy persona kanë hapur zjarr, por motivet janë ende të paqarta. Departamenti i policisë ka thënë se të shtënat kanë ndodhur gjatë “vigjiljes” për dikë që ishte mbytur vitin e kaluar në Salinas, Kaliforni.

Ende është e paqartë nëse të shtënat kishin lidhje me përkujtimoren e ngjarjes, pasi ajo ishte dy blloqe larg të shtënave. Policët e San Franciskos kanë raportuar se do të merren me hetimin dhe zbardhjen e ngjarjes. /tvklan.al

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...