Published On: 16 Qershor, 2017

Tjetër rast i Balena Blu? I riu në Fushë-Krujë plagos veten dy here me armë

Dyshimet janë se një i ri nga Fushë-Kruja që plagosi veten me armë është bërë pjesë e lojës vdekjeprurëse “Balena Blu”. Andi Paturri ka plagosur veten me armë dy herë, në këmbë dhe në krah dje dhe nuk ka pranuar të tregojë arsyet që e kanë shtyrë të kryejë aktin vetëvrasës. Gjithsesi hetimet mund të rrëzojnë këtë pistë hetimi të policisë, pasi i riu të merret në pyetje.

Policia e Krujës njoftoi se ka arrestuar në flagrancë, shtetasin Andi (Muharrem) Paturri 28 vjeç, banues në Fushë –Krujë. Sipas saj, “më datë 15.06.2017, në Fushë- Krujë, është vetëplagosur me  armë zjarri në këmbë dhe në krah, të cilën e ka patur pa leje. Gjithashtu ka kryer veprime që pengojnë zbulimin e të vertetës.

Shtetasi i mësipërm ndodhet në spitalin e  Traumës Tiranë jashtë rrezikut për jetën. Po punohet për gjetjen e armës së zjarrit dhe të shkaqeve të kësaj ngjarje.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...