Published On: 29 Gusht, 2017

Tjerrim lesh t’Marisë e dvesim:

Tjerrim lesh t’Marisë e dvesim

Çun Lajçi
Kush po fiton?
Mjerim!

Zgjohemi të përgjumun e pimë kafe t’amla e idhët ia nisim muhabetit:
Kush po fiton ?
Thue se problemet familiare i kemi rregullue e qitë punët n’dyzen.
Fabrika ka plot, po s’punojmë, jo, rrimë kafiterive se ato t’shkretat duhet me fitue edhe nga Ne pensionistët, edhe nga rinia që s’kan ku me i harxhue paret ditën as natën.
Mjerim.
Dhe prap helmojmë vetën.
Albini me fitu? Ai socialist?
Ik Zoti ftyrën ta marrtë a pak na e q… nanën Enveri a?
Jo Pacolli pra, ai spiun Rus.( Thue se Rusia n’Pacoll ka mbet)
Ani Isë Putini kukuku…p’u ngjallka Rrahmani.
Ani priteni pra Kadrinë e Shikun !
Dhe shpejt ngryset e flejmë bark unët tue ia mbajt dertin çka han Hashimi.
Harrova, edhe ai asht spiun, bile bile i Francës edhe i Sërbisë.
E kur zgjohemi fëmitë kërkojnë bukë e ne u jepim lajme t’mira:
Shujni se po fiton Ramushi.
Pse kush tjetër? Çka po doni?
Kur e kishim shkaun n’qafë ju ikshit, e kërkojshit at birën e minit, t’ Fadil Hoxhës.
Kur na duhej me derdhë gjak para topit e qitshit Zahirin, Agimin, Luanin, Ademin,Shkelzenin… bile bile edhe Ramushin e Limën.
Kur na duhet me ba shtet thoni, lufta ka kalue, Ata s’bajnë se kan vra e plaçkitë.
Jo more, jemi Ne e sotmja dhe e ardhmja.
E kemi rendin edhe na me vjedh pak, se Zoti e din kur vimë ma n’pushtet.
Cfarë mjerimi!
Të gjithë po dalin spiuna e vrastar. Vetem Ata të ” shekullit të ri” të pastër si loti!
Po pra, sepse s’u flliqen tue derdhë gjak me pushkë po me prapanicë prej tutës.
Dhe prap ia nisim me kafet e amla tue tjerrë lesh t’zi, t’ Marisë:
Kush po fiton!!!

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...