Shqipëria

Tirana zyrtare po mban të izoluar veprimtarin shqiptar nga Kërçova

Veprimtari i njohur i çështjes kombëtare shqiptare, Gafurr Adili nga Kërçova konsiderohet personi me i diskriminuar nga Tirana Zyrtare. Ky shqetësim është shprehur nga aktivistë të cilët përmes një letre publike drejtuar kryeministrit Edi Rama kërkojnë trajtim ndaj Adilit, i cili aktualisht po strehohet në shtetin shqiptar, pasi që është shpallur person i padëshirueshëm nga autoritetet e Maqedonisë.
Më 1 korrik të vitit 2003 qeveria e Fatos Nanos e arrestoi me akuzën “nxitje e urrejtjes nacionale, fetare dhe racore”, me të cilën akuzë u mbajt ne burgun e sigurisë së lartë (burgu 313) i Tiranës deri më 25 nëntor 2013. Në prill të vitit 2004 nga Gjykata e Apelit të Tiranës e fitoi pafajësinë.
Në kohën që e arrestuan (1 korrik – 25 nentor 2003) Zvicra ia tërhoqi azilin politik (të fituar në vitin 1985), por edhe leje qendrimin e perhershëm (vizën C) në Zvicër.
“Qe nga 25 nentori i vitit 2003 e deri me sot (korrik 2017) z. Gafurr Adili ne Republiken e Shqiperise mbahet pa asnje dokument identifikimi, per çka lirshem mund te themi se u lirua nga burgu i vogel (burgu 313) i Tiranes dhe po mbahet ne burgun e madh te quajtur Shqiperi.
Mendohet se gjithe kjo padrejtesi z. Gafurr Adili i eshte organizuar nga politikanet shqiptare te IRJMI-se ne bashkeveprim me te Tiranes, sepse i jane frikesuar, ngase z. Adili njihet si personi qe rregullisht i ka kritikuar dhe luftuar mafiozet politike, jo vetem sllavo-maqedone (Gruevskin me kompani) por edhe mafiozet politike shqipfoles.”, kanë shkruar në letrën e tyre bashkëveprimtarët e Adilit.
Çfare logjike ka kur ish Presidenti (i sapolarguar) Bujar Nishani gjatë këtij muaji (në korrik të këtij viti) ja ka dekretuar shtetësinë shqiptare priftit Janullatos, i cili, jo vetëm që nuk është me gjak shqiptari, por eshte grek dhe edhe me shume se kaq.

Adili, i cili  4 dekada po vepron kombëtarisht, nuk po i jepet shtetësia shqiptare???!!! Edhe pse mori pafajësi nga shteti shqiptare ende rri i izoluar pa asnjë dukument identifikimi, duke pasur parasysh edhe kërkesat e tij (tre këkresa) për nënshtetësinë shqiptare. Adili është i njohur si ish-përfaqësues i AKSH-së, një formacion që u shpërbë disa vite më parë. (INA)

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *