Published On: 7 Korrik, 2017

T´i fshijmë trohat pasi është ngrënë darka

Prolog

-Letër një deputeti të ri.

I dashuri Deputet!
Moti e kisha vendosur me të shkrua, ose, më saktësisht, veç e kisha nisur ta shkruaj këtë letër por ranë zgjedhjet (“ra ky mort e u pamë”), dhe vendosa ta lë. Të kursej për një kohë. Desha të kursej sepse mendova se gjatë zgjedhjeve ke mund të mos fitosh e pastaj do të me hidhërohesh, do më akuzosh, siç di ti se unë isha fajtor për humbjen tënde….(?!)
Tani mbase zgjedhjet u kryen, e ti fitove mandatin prej deputeti, me votën e popullit, unë po të them u r i m e! Mirëpo, edhe unë në emër të pjesës tjetër të popullit, që nuk ta ka qit kokrrën(?!), po të pyes, i dashuri Deputet: kush do ti fshijë trohat që mbetën pasi e ke ngrënë darkën?!
Pasi ta lexosh letrën ti do të më thuash: si guxon të më “akuzosh” për gjëra të tilla?!.. A, e di ti kush jam unë?!
E di!
Por para se ta di, më lejo ta them unë.
I dashur Deputet, ti tash e disa kohë e ke një argument të programuar në mendjen tënde se, ky popull do të dëgjoj dhe s´do të akuzoj për asgjë nëse ua tregon kush ishe. Sa herë mundohesh ti tregosh popullit diçka të madhe, patriotike, atdhetare, njerëzore … argumentin e ke hazër. Dhe, ti për të tregua se kush je, “popullit” ua kujton kohën e qëndrimit në burg. Vuajtjet, sakrificën…
Ta them sinqerisht të gjithë kemi pasur dhe kemi dhimbje për ty dhe për të gjithë ata që kishin fatin tënd. Të gjithë i dimë vuajtjet dhe mundimet, fatet e jetës dhe vdekjet që kanë ndodhur aty. Mirëpo, fal Zotit dhe kohës që erdhi, ti shpëtove. Je gjallë…
Atyre që vdiqën; lavdi!
I dashur Deputet, unë gëzohem shumë, sinqerisht gëzohem që ke shpëtuar. Por, i dashuri Deputet, ka ardhur koha që të na kursesh nga ajo “trohë”. Nga ai argument. Ta harrosh, mos na e shtro mbi sofrën e patriotizmit burgun sa herë dikush ti përmend gabimet e tuaja, gafetë e tuaja, mëkatet… dhe gjithë ato troha që i lë pas. Vetëm servilet, çakajtë që të sillën vërdallë nuk ta thonë se përveç të mirave, ti ke bërë edhe të këqijat. Ata që të thurin ditirambe, vjersha lirike madhështore, që të lavdërojnë e himnizojnë deri në qiell, e pas shpine të shajnë për veprimet e tuaja, ata janë shumë të ligë.
Por dije se unë nuk jam prej atyre. Unë ti tregoj të gjitha ato troha që na i le, kurse argumentin tënd prej burgu mos ma thuaj. Se, gjithçka i dashuri Deputet e ka kohën e vet, vendin e vet dhe, vjen koha e gjithçka bëhet bajat derisa përsëritet vend e pa vend. Sidomos kur të keqen mundohesh ta mbulosh me kohën e burgut!…

Nga Arif Molliqi

(Vazhdojmë me trohën e parë)

 

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...