Published On: 27 Prill, 2017

THIRRJE PËR FRIKËSIM

  • Haki Bunjaku
  • Lexova dy shkrime në rrjetin social internet (fb.) se njerëzit që me shkrime fyejnë presidentin a kryeministrin; mund të dënohen deri në 5 vite burg. Edhe unë jam për atë që të ruhet kodi moral në shkrime, edhe kritike dhe komentuesit mos ta mbajnë gjuhën e lagur!

Unë do të ndalem pak te çështja e presidentit, ndonëse në këte shkrim paralajmërues nuk ka asgjë zyrtare. Por, sipas meje Kosova nuk ka president, sepse edhe nuk është zgjedhur legalisht edhe Kosova nuk e ka Republikën, të cilën, ky „president“, sa ishte kryeministër, e hangër me meze dhe e piu me raki.

Ky vetëm në qoftë president i amandamentit 24, të cilin vetë e ka pranuar. Kosova as nuk ka shtet, as nuk ka pavarësi dhe gjithashtu nuk ka as ushtri dhe as president, por më parë duhet të jetë Republika e pastaj të formohet Ushtria për ta mbrojtur.

Pra Hashim Thaçi e ka likuiduar Republikën, kurse tash mirret me thashetheme për themelimin e Ushtrisë, kur as nuk është rendi dhe kur as vetë ai nuk është për ta themeluar Ushtrinë.

Një i papunë ishte dal me lyp kije (qe) për me livrue, por qefi nuk ia pranonte punën, prandaj thoshte: -Sa paqa qef me livrue, aq gjetsha kije!

Tha: -Po se formova Ushtrinë, kam me dhën dorëheqje, por nuk caktoi limit dhe deri tash nuk ndodhën as njëra dhe as tjetra. Këto dy veprime as që do të ndodhin, sepse ishte vetëm një akrrobacion fjalësh në kalanë e gënjeshtrës në vazhdim.

Sipas mendimit tim po i bie që Hashimi nuk është president apo si thoshte Dr. Ibrahim Rugova, president i hijeve!

Ne duhet të mirremi me realitetin e jo me përralla bajate e me ëndrra turlifare dhe me gënjeshtra pa krip.

Sa i përket kryeministrit, edhe ai është mjaftë diskutabil. Erdh drejt nga LKJ-ja dhe me ndihmën e UDB-së u ngjit në krye të LDK-së, edhe pa qenë anëtarë dhe nga aty, në aleancë me Hashim Thaçin e zuri postin e kryeministrit. Që nga koha kur gjindet në këte postë,nuk kreu kurrëfarë pune, pos që sajoj probleme për ta mbajtur pozitën sa më gjatë.

Në zgjedhjet në vazhdimësi doli humbës, por edhe tradhtoi elektoratin kur lidhi “krushqi” me PDK-në.

Nuk hapi vende të reja pune, nuk lëshoi në prodhim asnjë fabrikë; pra as nuk punësoi askënd.

Ky duhet, në rend të parë LDK-në ta lej rehat e pastaj ta liroj ekzekutivin.

Hashim Thaçi e Isa Mustafa, që të dy duhet të më përgjigjen për asfaltimin e udhës së Desivojcës ose publikisht le të deklarohen se kah i shmangën paret e dedikuara për asfaltim të udhës së Desivojcës!

Të dy në pozita të larta kanë rën klluq, i marrin rrogat e honoraret,kurse për punë nuk ua ndien qoshi.

Ju lutem, hirësia juaj, amna ni “xhevap” për këte kërkesën time immediate! Desivojca ime, dikur qerdhe e arsimit,nuk është shkretirë e Saharës, por pjesë përbërsëse e Kosovës dhe si e tillë meriton kujdes e respekt nga institucionet në fuqi.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...