Published On: 19 Qershor, 2017

“Thehet” LDK, pranojmë koalicion edhe me PAN-in

Zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, pohojnë se pas certifikimit të rezultateve finale nga ana e KQZ’së, ky subjekt politik për krijimin e Qeverisë, do të bisedojë me të gjitha partitë politike, përfshirë edhe PDK’në, parti kjo e cila para disa muajve e prishi koalicionin me LDK’në.

I nominuari për kryeministër Avdullah Hoti ditë me parë ka deklaruar se LDK nuk do të hyjë në koalicion qeverisës as më PDK-në e as me Lëvizjen Vetëvendosje. Kjo pasi sipas tij, këto dy parti e kanë votuar rrëzimin e Qeverisë së Isa Mustafës.

Por qëndrim krejt tjetër ka nënkryetari i parë i LDK-së, Haki Rugova. Ai në një prononcim për ORAinfo ka thënë se do të bisedojnë me të gjithë duke mos pasur vija te kuqë me asnjë subjekt politik. “Do të bisedohet me të gjithë natyrisht, sepse skena politike është e tillë që nuk ke qare pa biseduar me të gjithë”, ka thënë Rugova.

Gazeta Express, ka provuar që të marrë një qëndrin edhe nga zyrtarët e tjerë të LDK’së, Agim Veliun si dhe Lufti Hazirin, por kontakti me ta ka qenë i pamundur.

Megjithatë sipas nënkryetarit të këtij subjekti politik, Haki Rugova, LDK është duke pritur certifikimin e partive politike për të vendosur rreth hapave të mëtutjeshëm. “T’i shikojë rezultatet finale, çfarë liste të deputetëve do të kemi ne dhe tek atëherë mund të bisedohet për çdo gjë dhe të shikohet si të shkojmë me tutje”, ka thënë Rugova.

Kujtojmë që LDK ka dal e treta në zgjedhjet e 11 qershorit, duke u renditur pas koalicionit PAN dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Zyrtarë të LDK-së janë zotuar se nuk do të hyjnë në koalicion qeverisës me PDK-në, duke i hapur rrugë një koalicionit të mundshëm me Vetëvendosjen.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...