Published On: 20 Maj, 2017

The Economist: Bëhen bashkë komandantët që do të hetohen nga Haga

  • Revista prestigjioze britanike The Economist, në një artikull ku analizon situatën në Rajon, thotë se Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria që kanë qenë të përfshira në kriza të llojeve të ndryshme, duket se kanë arritur të gjejnë rrugë për ta kthyer situatën në të mirë.

Kur flet për Kosovën, The Economist, shkruan se politikanët kosovarë, të cilët akuzonin njëri-tjetrin, kanë arritur një marrëveshje për të marrë pjesë së bashku në zgjedhje më 11 qershor, përcjellë gazetametro.net.

Kjo revistë shkruan se më 10 maj qeveria e vendit ra kur Partia Demokratike e Kosovës, u tërhoq nga koalicioni qeverisës. PDK dëshironte të mbante zgjedhje përpara se mbështetja popullore në rënie të binte edhe më tej.

Shkaku i menjëhershëm i kolapsit ishte dështimi i parlamentit për të ratifikuar një marrëveshje kufitare me Malin e Zi. Frika ishte se në një vend me një klasë politike të ndarë që ka luftuar për të krijuar stabilitet që nga shpallja e pavarësisë nga Serbia në 2008, kaosi mund të jetë dhe më i madh.

Më 16 maj PDK njoftoi në mënyrë të papritur se po formonte një koalicion me dy krerë të tjerë të rëndësishëm politikë, Fatmir Limaj dhe Ramush Haradinaj, ky i fundit një ish-kryeministër.

“Të dy burrat që janë gjykuar për krime lufte dhe janë shpallur të pafajshëm: së bashku me Hashim Thaçiin ishin komandantë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët luftuan Serbinë në luftën e viteve 1998-99 që çoi në shkëputjen e Kosovës. Si president, Thaçi tani zyrtarisht është jo-partiak dhe PDK tani kryesohet nga Kadri Veseli, ish-komandant në shërbimin e inteligjencës së UÇK-së”.

Ish kryekomandantët e UÇK-së njihen se urrejnë njëri-tjetrin. Por së bashku, ata kanë një shans të mirë për të fituar zgjedhjet e ardhshme.

Çdo triumf mund të jetë afatshkurtër: një tribunal i ri i ngritur në Hagë për të gjykuar krimet e luftës dhe krimin e organizuar në Kosovë pritet të lëshojë aktakuza më vonë këtë vit dhe raporti që çoi në themelimin e kësaj gjykate kishte përmendur të gjithë të katër udhëheqësit se mund të jenë pjesë e hetimit.

Të gjithë këta e mohojnë çdo përfshirje në krimin. Sidoqoftë, shumica e kosovarëve kanë humbur interesin në gjykatat ndërkombëtare. Ata janë të shqetësuar për punën, kujdesin shëndetësor dhe arsimin.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...