Published On: 31 Maj, 2017

Thaçi vizitë zyrtare në Kroaci

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi udhëtoi sot për vizitë zyrtare në Kroaci, ku nesër do të pritet me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake nga presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq.Kreu I shtetit do të ketë takim me homologen kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviq, me të cilën do të bashkëbisedojë për zhvillimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Kroacisë.Pas përfundimit të takimit, Thaçi dhe homologja e tij kroate, do të kenë konferencë të përbashkët për media.

Gjatë qëndrimit në Kroaci, ai do të takojë edhe kryeministrin kroat Andrej Plenkoviq, si dhe do të ketë një drekë pune me kryetarin e Parlamentit të Kroacisë, Gordan Jandrokoviq, transmeton Klan Kosova.

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...