Published On: 11 Nëntor, 2016

Thaçi pranoi kredencialet e ambasadorit të ri pakistanez (Foto)

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i ka pranuar sot letrat kredenciale të ambasadorit të ri jorezident të Pakistanit për Kosovën, Sohail Mahmood.

Presidenti Thaçi i ka ofruar ambasadorit Mohamood bashkëpunim të plotë në shërbim të forcimit të marrëdhënieve bilaterale dhe zgjerimit të tyre në të gjithë sektorët.

Nga ana tjetër, ambasadori jorezident i Pakistanit për Kosovën, Sohail Mahmood, ka thënë se Pakistani edhe më tej do të vazhdojë t’i mbështesë prioritetet e politikës së jashtme të Kosovës.

Presidenti Thaçi ka thënë se njohja e Pakistanit ka qenë frymëzim për shumë shtete të tjera të botës që ta njohin pavarësinë e Kosovës.

“Marrëdhëniet tona diplomatike duhet t’i zgjerojmë edhe në fusha të tjera të jetës”, ka thënë presidenti Thaçi. /GazetaExpress/

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...