Published On: 16 Nëntor, 2016

Thaçi: Policia e Kosovës parandaloi sulmin terrorist gjatë ndeshjes Shqipëri-Izrael

Pas një vlerësimi që ‘Transaprency International’, ditë më parë, dha për Policinë e Kosovës, punën e këtyre të fundit e ka lëvduar edhe Presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

Presidenti Thaçi pohon se nivelin e lartë të përgatitjes së Policisë kosovare tregon edhe parandalimi i një sulmi terrorist nga ana e PK’së, i planifikuar të ndodhte të shtunën, gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit Shqipëri-Izrael.

Ky është shkrimi i tij i plotë në facebook: 

Jam krenar që edhe “Transaprency International” e tha atë që ne e kemi ditur qëmoti, se Policia e Kosovës është forca më profesionale dhe më e besueshme në rajonin tonë e më gjerë.

Strukturat e sigurisë së Kosovës, çdo anëtar të Policisë së Kosovës i përgëzoj për këtë përkushtim dhe këtë sukses.

Ditë më parë, me një punë shembullore, ata parandaluan sulmin terrorist i planifikuar të ndodhte gjatë ndeshjes së futbollit në mes Shqipërisë dhe Izraelit.

Ky ishte një rast tjetër i bashkëpunimit shembullor rajonal, të shërbimeve policore dhe të agjencive të inteligjencës, në shkëmbim informacioni dhe në bashkërendim të masave operative.

Ky është një konfirmim tjetër i nivelit të lartë të përgatitjes së strukturave të sigurisë të Republikës së Kosovës për t’u përballur me sfidat e sigurisë që e kërcënojnë Kosovën dhe rajonin.

Kërcënime të tilla, duhet të na bëjnë më të vendosur, edhe më të pa kompromis në luftimin e ekstremizmit dhe të terrorizmit, të çfarëdo lloji.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...