Published On: 29 Prill, 2017

Thaçi për gazetën gjermane: Flamuri i Kosovës do të valojë në Beograd

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka deklaruar se për Kosovën viti i kaluar ka qenë i jashtëzakonshëm sa i përket anëtarësimit të vendit në organizata sportive ndërkombëtare. Ai ka thënë se askush nuk mund të ndryshoj historinë, sipas tij një ditë, edhe Serbia do ta njohë Kosovën dhe flamuri ynë do të valojë në Beograd. Këto komente, presidenti i vendit i bërë gjatë një interviste për mediat gjermane.

“Kemi arritur t’i kemi 114 njohje ndërkombëtare. Presim  njohje të reja në ditët e ardhshme. Kemi arritur të anëtarësohemi në shumë organizata ndërkombëtare. Në veçanti ka qenë vit i jashtëzakonshëm ky i kaluari sa i përket anëtarësimit të Kosovës në organizatat sportive ndërkombëtare si UEFA,FIFA. Askush nuk mund të ndryshoj historinë. Një ditë, edhe Serbia do ta njohë Kosovën dhe flamuri ynë do të valojë në Beograd. Serbia nuk mund të hy në BE, me qasjen aktuale. BE-ja kërkon marrëdhënie të plota dhe të mira fqinjësore mes shteteve kandidate që aspirojnë anëtarësimin në BE”, ka theksuar Thaçi.

Presidenti ka folur edhe për luftën kundër korrupsionit në Kosovë. Ai ka thënë se vendi ka bërë shumë në luftën kundër korrupsionit, më shumë se vendet të rajonit.

“Edhe përfaqësuesit e BE-së e kanë thënë këtë. Një gjë të tillë ma ka konfirmuar edhe Presidenti Junker në takimin e fundit që kam zhvilluar. Por lufta kundër krimit të organizuar mbetet permanente jo vetëm për Kosovën por edhe për të gjitha shtetet tjera demokratike të botes”, ka thënë Thaçi, transmeton Gazeta Zëri.

Sipas tij, Kosova ka sfida, duke thënë se papunësia është një sfidë, që ndërlidhet me zhvillimin ekonomik dhe lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave. Po ashtu, Thaçi ka kritikuar Bashkimin Evropian për izolimin e qytetarëve të Kosovës.

“Në mesin e 50 milion qytetarëve të Ballkanit, vetëm Kosova është përjashtuar lëvizja e lirë. Pra, izolimi i padrejtë i qytetarëve të Kosovës është konsiderata që ka BE për shtetin më të ri dhe më pro-evropian. Ku është një turp i pajustifikueshëm. Si pasoj e këtij Izolimi është rritur radikalizmin politik dhe fetarë Kosovë. Qytetarët e Kosovës duhet të bëhen pjesë e mobilitetit në Evropë,pjesë e tregut të punës, pjesë e vlerave evropiane”, ka theksuar Thaçi. SHQIPTARI.eu

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...