Published On: 7 Korrik, 2017

Thaçi ngushëllon vetën, nëse ai do të jetë i akuzuar nga Gjykata Speciale (VIDEO)

Presidenti i vendit Hashim Thaci, në një intervistë për ”Argument Plus”, ka folur edhe për Gjykatën Speciale. Ai ka thënë se lufta e UÇK-së ka qenë e pastër.

I pyetur se a do të jetë i akuzuar nga Gjykata Speciale, Thaçi ka thënë se roli i tij në UÇK ka qenë transparent, dhe siç thotë ai ka rezultuar me shumë marrëveshje ndërkombëtare.

“Unë jam shumë krenar me atë që vendi im dhe qytetarët e Kosovës e kanë mbështetur fuqishëm UCK-në. Unë kam pasur rolin tim në UÇK. Rol që ka qenë shumë transparent dhe ka rezultuar me shumë marrëveshje ndërkombëtare me miqtë tanë. Gjërat nuk duhet të individualizohen”, ka thënë Thaçi

Ai po ashtu ka thënë se UÇK-ja ka qenë lëvizje guerile me e suksesshme në historinë botërore, duke shtuar se lufta e UÇK-së ka qenë e pastër.

“Jam i lumtur që Kosova është e pavarur dhe do të punojmë me të gjithë që të kuptohet drejtë, se UCK ka qenë lëvizja guerile më e suksesshme në historinë botërore. Ka zhvilluar luftë të pastër, të drejt dhe ka arritur rezultat spektakulare duke nxitur angazhimin e NATO-së për të ndaluar gjenocidin serb”, ka thënë ai.

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...