Published On: 26 Maj, 2017

Thaçi nga Skenderaj bën thirrje për dalje masive në zgjedhje

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë një vizite që u bëri disa shkollave në Komunën e Skenderajt, është takuar me mësimdhënësit e këtyre shkollave, tha se investimi në edukim, është investim në zhvillimin ekonomik, në krijimin e vendeve të reja të punës, rritjen e mirëqenies sociale të qytetarëve dhe është investim në Kosovën evropiane, transmeton kp.Thaçi po ashtu para mësimdhënësve foli dhe për zgjedhjet të cilat do të mbahen me 11 qershor, duke bërë kështu thirrje për dalje masive në këto zgjedhje.“Jam i bindur se edhe këto zgjedhje do të jenë një bazament i fuqishëm, një test i rëndësishëm për demokracinë dhe shtetin tonë. Prandaj iu ftoj juve të gjithëve dhe përmes jush të gjithë qytetarët e Kosovës për pjesëmarrje masive në zgjedhje. Sepse organizimi i zgjedhjeve të lira, fer dhe demokratike, transparente, do ta konsolidojnë dhe më tepër shtetin tonë. Do ta forcojnë dhe më tepër demokracinë. Do ta dërgojnë një mesazh shumë të fuqishëm të Kosovës para botës. Të gjithë së bashku bartësit e institucioneve, shoqëria civile, mediat ju qytetarë të nderuar do të ketë dhe vëzhgues ndërkombëtarë. Kështu që zgjedhjet e standardit evropian, do të jenë mesazhi më i mirë për botën, se Kosova është shtet i suksesit, shtet i progresit. Prandaj vlerësoj se do të ishte me rëndësi dhe ta kuptoni drejt se vetëm pjesëmarrja dhe participimi e forcon shtetin tonë, demokracinë tonë, i jep hijeshi dhe këtij testi të ri të demokracisë”, tha ai.

Në takim me mësimdhënësit, presidenti Thaçi foli edhe për themelimin e ushtrisë së Kosovës dhe liberalizimin e vizave, për të cilat tha se duhet të ndodhin sa më shpejt.

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...