Published On: 22 Prill, 2017

Thaçi: Kosova po ndërton raporte speciale me SHBA

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, thotë se Republika e Kosovës po ndërton marrëdhënie speciale me SHBA-të jo vetëm politike, diplomatike dhe ushtarake, por edhe ekonomike.

“Mendoj se investitorët amerikanë, siç kanë ardh edhe më herët, do të vazhdojnë të vijnë edhe më tutje, në veçanti edhe ata nga Amerika Latine”, tha Thaçi.“Ne po ndërtojmë një relacion special edhe në kuptimin politik dhe diplomaTik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por në të njëjtën kohë edhe një relacion më të fuqishëm për ardhjen e investitorëve amerikanë, që të mos kemi vetëm prezencë, diplomatike dhe ushtarake në Kosovë, por të kemi edhe prezencë të investimeve ekonomike”, tha Thaçi për RTV21.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...