Published On: 18 Nëntor, 2016

Thaçi, i pabesueshëm raporti i autopsisë për Astrit Deharin!

Publiciati dhe psikologu Jusuf Thaçi, ka reaguar pas publikimit të raportit tq autopsisë, ku thuhet se Astrit Dehari ka bërë vetëvrasje, raporton Gazeta Blic.

Reagimi i plotë i Thaçit:

Mos manipuloni n’emër t’shtetit e n’emër t’profesionalizmit!

1. Çdo formë, mënyrë a metodë e vetëvrasjes mund të jetë edhe vrasje. Për cilën bëhet fjalë, këtë mund ta konstatojë vetëm hetuesia, jo mjekësia ligjore. Prandaj, duhet hetim i pavarur e profesional nga individë e institucione që nuk janë nën diktatin e pushtetit në Kosovë.

2. Dallimi mes vrasjes dhe vetëvrasjes është vetëm ekzekutuesi. Prandaj, burgjet kanë protokolle të detajuara për të parandaluar edhe vrasjen edhe vetëvrasjen në burgje. Prandaj, cilado qoftë e vërteta, shteti mbanë përgjegjësi për vdekjen e një të burgosuri nën mbikëqyrjen e tij, rrjedhimisht do duhej të kishte shkarkime dhe dorëheqje të personave përkatës.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...