Published On: 25 Prill, 2017

Thaçi i dërgon letër Mogherinit, kërkon nga BE-ja …

Pavarësisht rrethanave politike në vend dhe kërkesës për zgjedhje të parakohshme si nga zyrtarë të partive në pozitë ashtu edhe nga ata në opozitë, Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi vazhdon të mos japë asnjë sinjal për to. Aktualisht ai është i interesuar vetëm për zgjedhjet komunale që priten të mbahen në vjeshtën e këtij viti.

E për këto zgjedhje Presidenti Thaçi gjatë ditës së sotme i ka dërguar edhe një letër Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Frederica Mogherini, përmes të cilës ka kërkuar monitorimin e zgjedhjeve lokale nga BE.

Në letrën që Presidenti Thaçi ja ka dërguar Mogherinit, është thënë se zgjedhejt komunale do të mbahen në nëntor të këtij viti, kurse rreth datës së saktë të zgjedhjeve, Thaçi njofton se do të konsultohet me drejtuesit e partive politike në vend, raporton Gazetablic.com

Shkëlqesia juaj nga kalendari elektoral i Kosvës, zgjedhjet komunale do të mbahen në nëntor të këtij viti. Për datën e saktë të zgjedhjeve komunale do të vendos së bashku në konsultimet e duhura me partitë politike. Megjithëatë, Shkëlqesia juaj, do të doja të ju jap ftesë në nëntor të 2017, institucionet e Kosovës janë gati të fillojnë bashkëpunimin në këtë çështje sa më shpejtë që të jetë e mundur. Institucionet e Kosovës janë të lumtura që kanë krijuar një marrëdhenie pune me institucionet e BE-së në monitorimin e zgjedhjeve. Prandaj, Shkëlqesia juaj, dëshiroj të ju jap një ftesë për të dërguar një mision nga BE-ja për të monitoruar zhvillimet e zgjedhjeve të ardhëshme në nëntor 2017”, thuhet në letrën që Presidenti Thaçi ja ka dërguar Mogherinit, një kopje të të cilës ka arritur ta sigurojë edhe “Gazeta Blic”.

Më poshtë ua pasqyrojmë të plotë në gjuhën shqipe letrën e Thaçit drejtuar Mogherinit:

“Shkëlqësia juaj,

Më lëjoni të shprehë falendërimet më të mëdha për mbështetjën e përhershme ndaj Kosovës.

Lidershipi juaj dhe visioni janë vendimtare për prespektiva e Kosovës në Bashkimin Evropian.

Shkëlqesia juaj nga kalendari elektoral i Kosvës, zgjedhjet komunale do të mbahen në nëntor të këtij viti. Për datën e saktë të zgjedhjeve komunale do të vendos së bashku në konsultimet e duhura me partitë politike. Megjithëatë, Shkëlqesia juaj, do të doja të ju jap ftesë në nëntor të 2017, institucionet e Kosovës janë gati të fillojnë bashkëpunimin në këtë çështje sa më shpejtë që të jetë e mundur. Institucionet e Kosovës janë të lumtura që kanë krijuar një marrëdhenie pune me institucionet e BE-së në monitorimin e zgjedhjeve.

Prandaj, Shkëlqesia juaj, dëshiroj të ju jap një ftesë për të dërguar një mision nga BE-ja për të monitoruar zhvillimet e zgjedhjeve të ardhëshme në nëntor 2017.

Institucionet e Kosovës janë të gatshme të fillojnë bashkëpunimin në lidhje me këtë çështje në datën më të hershme të mundshme. Pres me padurim bashkëpunimin tonë të vazhdueshëm.

Federika Mogherini, Përfaqësuesuese e Lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Poltikat e Sigurisë”, thuhet në letren e Thaçit.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...