Published On: 25 Prill, 2017

Thaçi godet Hahnin, por zbulon tradhtinë e madhe

  • Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka akuzuar Bashkimin Europian se ka mungesë të lidershipit dhe të vizionit për Kosovën dhe se deklarata e komisionarit evropian për Zgjerim, Johanes Hahn, është e nxitur nga Serbia.

Hahn tha se deklarata e Thaçit dhe kryeministrit të Shqipërisë Edi Ramës për bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë nëse BE-ja i mbyll dyert Ballkanit Perëndimor, nuk mund t’i bëjnë presion BE-së.

Por, Thaçi ka reaguar duke thënë se komisionari Hahn i prekur nga shqetësimet e Serbisë paska shprehur zhgënjimin e tij për deklaratat që gjoja përfshijnë tendencat për krijimin e “Shqipërisë Etnike”. Për më tepër, ai paska shtuar se BE-së nuk mund t’i bëhet presion me deklarata të tilla.

“Nuk ka ‘Shqipëri të Madhe apo të Vogël’, por ka vetëm Shqipëri dhe vetëm Kosovë. Dhe do të ishte mirë që edhe BE-ja ta pranojë këtë realitet dhe të fillojë ta trajtojë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran”, ka thënë Thaçi.

A 5
Loading...
 
Displaying 1 Comments
Have Your Say
  1. fery says:

    A thua pse kesaje deklarate te u.thaci se BE paska mungese lidershipi , proceset ne kosove mund te vonohen edhe me shume si shake per acarrim te byrokracise se BE dhe , a nuk eshte edhe strategji shtetrore serbe qe proceset ne kosove te zvariten te ne pafundedi..ketu pra qenka problemi…kjo na qenka logjika …nen bajrakun e populizmit te ia beje argatin serbise

    Përgjigjiuni
    Pelqej(1) Nuk Pelqej(0)

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...