Published On: 30 Prill, 2017

Thaçi: Gjykata Speciale barrë e rëndë për një shtet të ri

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka deklaruar se procesi për themelimin e Gjykatës Speciale, që ka udhëhequr, nuk ka qenë e lehtë.

Thaçi ka thënë se është barrë e rëndë për një shtet të ri, por, sipas tij është e vetmja mënyrë për të hequr qafe një lloj reje të zezë mbi Kosovën. Ai këto komente i ka bërë gjatë një interviste për mediat gjermane.

“Ne nuk kemi asgjë për të fshehur dhe tani i takon kësaj gjykate të bëjë punën e vet pa ndikime politike dhe të zbardh të gjitha dyshimet e ngritura”, ka thënë Thaçi, përcjell Zeri.info.

Presidenti i vendit ka folur edhe për luftën kundër ekstremizmit dhe terrorizmit.

Sipas tij, Kosova vazhdon të jetë e vendosur dhe kampione kundër ekstremizmit.

“Kosova vazhdon të jetë e vendosur dhe kampione në luftën kundër ekstremizmit dhe terrorizmit. Për këtë kemi marrë lëvdata nga BE-ja dhe SHBA-të. Përkrah partnereve perëndimore, Kosova do të vazhdoj luftën e pa kompromis kundër ISIS. Tash e një vit nuk është regjistruar asnjë kosovar të ketë shkuar të marrë pjesë në luftëra të huaja. Ky përbën një sukses tjetër të angazhimit tonë”, ka thënë Thaçi.

A 5
Loading...
 
Displaying 1 Comments
Have Your Say
  1. Problemi i parë është që e kem një njeri me emrin Hashim Thaçi, në vendin e gabuar dhe deputetët që punojnë për para e jo për popull; problemi i dytë është shëndetësia; problemi i tretë papunësia; problemi i katërt qytetarët e Republikës së Kosovës, të cilët po largohen masovikisht nga vendi; problemi i pestë administrata aktuale, e cila ende punon me metodat e ish-Jugosllavisë; problemi i gjashtë mos-aktivizimi i resurseve tokësore që i ka Kosova; dhe si problem i shtatë Diplomacia e Kosovës, e cila është në pikën Zero.

    Përgjigjiuni
    Pelqej(0) Nuk Pelqej(0)

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...