Published On: 6 Nëntor, 2016

Thaçi e Mustafa, asnjë fjalë për vdekjen e Astrit Deharit!

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, nuk kanë thënë ende asnjë fjalë të vetme për vdekjen e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendsje, Astrit Dehari, i cili ndërroi jetë gjatë kohësa sa po qëndronte në paraburgim.

Ndonëse ka kaluar një ditë nga koha kur u raportua në media për vdekjen e tij, por Thaçi e Mustafa, nuk reaguan fare, shkruan GazetaBlic.com

E derisa krerët e shtetit qëndruan të heshtur, zyrtarë qeveritarë, udhëheqësh partie, deputetë e qytetarë, kanë shprehur dhimbjen e tyre karshi këtij rasti, i cili ka tronditur opinonin e gjerë.

Astrit Dehari, dyshohej se ishte përfshirë në sulm ndaj objektit të Kuvendit të Kosovës, së bashku me disa aktivistë tjerë të VV-së.

Ai ishte duke studiuar në Fakultetitn e Mjekësisë.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...