Published On: 28 Prill, 2017

Thaçi e mbron veten me ligj, para Gjykatës speciale (Dokument)

  • Drejtoria politike e UÇK-së, udhëheqës i të cilës ka qenë Hashim Thaçi, do të mbrohet si vlerë e luftës me “Ligjin për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës se UÇK-së”, draftin e të cilit kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ua ka prezantuar të premten veteranëve.  

Vlerë e luftës, neni 3 i këtij draft ligji, pika 1.1 specifikon se “Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) – Formacion ushtarak i armatosur dhe i organizuar në baza vullnetare me uniforma dhe shenja dalluese, me njësi organizative dhe zinxhir komandues të drejtuar nga Shtabi i Përgjithshëm, nën kontrollin civil të udhëheqjes politike, me mision të qartë për mbrojtjen e popullit të Kosovës dhe çlirimin e vendit nga forcat ushtarake, policore dhe administrata okupuese e Serbisë në Kosovë”.

Pikat tjera, tregojnë se vlerë janë edhe veteranët, të rënët për liri, flamuri i UÇK-së, teksti i Betimit të ushtarit të UÇK-së, Stema e UÇK-së, Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, Drejtoria Politike e UÇK-së, Shtabet e Zonave Operative të UÇK-së dhe Arkiva e UÇK-së, shkruan Gazeta Express.

Po ashtu, ligji vlerë të luftës përcakton edhe Kompleksin Memorial ”Adem Jashari” në Prekaz dhe komplekset tjera.

Në nenin e parë të këtij ligji, tregohet se “qëllimi i këtij ligji është mbrojtja e vlerave të luftës se Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK’së), të cilët, me sakrificën, angazhimin dhe kontributin e tyre të çmuar, në Luftën Çlirimtare të Kosovës, ishin faktorë vendimtarë për sjelljen e lirisë dhe pavarësisë për popullin e Kosovës”. /GazetaExpress

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...