Published On: 1 Korrik, 2016

Thaçi e fal territorin në emër të Amerikës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se agjenda politike e Kosovës është e përputhshme me agjendën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në një fjalim që ka mbajtur në Ambasadën amerikane, gjatë një ndeje për festimin e Ditës së Pavarësisë së Amerikës.

“Sonte festuam Ditën e Pavarësisë së Amerikës, aleatit strategjik dhe popullit të dashur dhe mik të shtetit tonë. Në fjalim para mysafirëve të shumtë, duke përfshirë senatoren amerikane nga Iowa, Joni Ernst, komandantin e ri te Forcave Supreme të NATO-s për Europë, gjeneralin Curtis M. Scaparrotti, gjeneralmajorin e Gardës Kombëtare të Iowa-s, Timothy Orr, ambasadorin amerikan, Greg Delawie dhe drejtorin e DASH për Çështje të Evropës, Thomas Yazdgerdi, e potencova miqesinë e thellë që kemi por edhe detyrimet që dalin nga kjo marrëdhënie historike”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij në Facebook.

“Agjenda jonë politike është e përputhshme me agjendën e qeverisë amerikane. Në afat të shkurtër duhet ta përmbyllim demarkacionin si kriter i mbetur për lëvizje të lirë në Europë, e në rrugëtimin afatgjatë duhet të luftojmë korrupsionin dhe ekstremizmin, dy rreziqe thelbësore që mund të na dëmtojnë rrugëtimin tonë drejt NATO-s dhe BE-së. Zoti e bekoftë Kosovën, SHBA-në dhe miqësinë tonë të palëkundur”, thuhet në shkrimin e presidentit në rrjetin social. /Express/

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...