Published On: 23 Tetor, 2016

Thaçi: Dua që unë ta udhëheqi dialogun me Serbinë

Hashim Thaçi po e kërkon udhëheqjen e dialogut me Serbinë. Këtë e ka bërë të ditur sot në Seminarin e NATO’s që po mbahet në Prishtinë. Edhe Kryeministri Mustafa pati paralalajmëruar në gusht të këtij viti se formati i dialogut do të ndryshojë.

Hashim Thaçi e ka aritikuluar publikisht idenë e tij për të udhëhequr dialogun me Serbinë. Ka kërkua nivel tjetër të negociatorëve me shtetin serb.

Në këtë formë, Thaçi po dëshiron të ketë edhe punë tjera në pozitën e Presidentit përpos veprimeve ceremoniale.

Siç e citon Radio Evropa e Lirë, Thaçi ka theksuar nevojën për një nivel tjetër të dialogut me Serbinë, për të biseduar për çështje më të avancuara, për të pasur përmbyllje të procesit të fqinjësisë, të bashkëpunimit dhe pajtimit ndërshtetëror dhe ndërmjet popujve të dy vendeve.

Sipas tij, Kosova është e gatshme për një gjë të tillë.

“Kosova është e gatshme për një proces të mirëfilltë të bashkëpunimit, të marrëdhënieve miqësore dhe pajtimit. Nuk kemi pasur asnjëherë rast më të mirë, si Kosovë, si Serbi dhe si rajon, se sa muajt në vijim apo në kohën e ardhshme të afërt, ta vejmë në binarë të sigurt bashkëpunimin tonë”, ka deklaruar Presidenti.

Ndërkohë, Kryeministri Isa Mustafa, në gusht të këtij viti, e ka bërë të qartë se nuk do të ketë vazhdim të dialogut në nivelin aktual. Kjo për shkak se s’po kanë rezultatet negociatat që zhvillohen në Bruksel nën udhëheqjen e BE’së dhe mbikëqyrjen e SHBA’së.

” Mendoj se dialogu duhet të fillojë me një format dhe koncept krejtësisht tjetër”, ka paralajmëruar Kryeministri në një intervistë për “Radio Evropa e Lirë”.

Por, pse po bëhet një veprim i tillë?

Kryeministri jep shpjegimet.

“Sepse kjo çka po duket tani lidhur me moszbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara, prolongimin e tyre dhe papërgjegjësinë totale të Serbisë lidhur me marrëveshjet që janë nënshkruar, dhe përforcimet e strukturave paralele, flet se dialogu nuk po jep rezultate për të cilat po zhvillohet dhe nuk ka seriozitet të palës serbe sa i përket dialogut”, ka thënë Kryeministri për REL.

Shefi i Qeverisë së Kosovës ka thënë se në nivelin tjetër të dialogut me Serbinë do të kërkohet një afat se deri kur do të vazhdojnë takimet pasi s’do të më bisedime pa afat.

“Ne do të bëjmë vërejtje konkrete dhe shumë të adresuara në BE lidhur me këtë gjendje. Ne duhet të profilizojmë saktë dialogun, duhet të kemi një agjendë të qartë të dialogut dhe po ashtu duhet të kemi një afat se për sa ne do të dialogojmë, sepse nuk mund të humbim kohë pakufi me dialog me Serbinë. Po e shohim se nuk ekziston vullneti i palës serbe që të zbatojë marrëveshjet e paketës së dialoguar”, ka shtuar ai.

Deri më tash, bisedimet me Serbinë janë zhvilluar në nivel më të ulëta. Beogradi është paraqitur në nivelin e drejtorëve, ndërsa, Prishtina në nivelin e Ministrave. Vetëm kur janë arritur marrëveshjet ato janë nënshkruar nga Kryeministrat.

Ndërsa, tash, marrëveshjet do t’i nënshkruajnë Presidentët Hashim Thaçi e Tomisllav Nikolic.

Dialogun Kosovë-Serbi e ka kundërshtuar në vazhdimësi Lëvizja Vetëvendosje, ndërsa, AAK ka qenë krejtësisht e përfshirë prej fillimit në këtë proces përmes Nënkryetarit të Partisë.

Loading...
 
Displaying 1 Comments
Have Your Say
  1. 007 thotë:

    Patjeter qe e meriton sepse Jan vellezer tuaj

    Përgjigjiuni
    Pelqej(0) Nuk Pelqej(0)

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...