Published On: 16 Korrik, 2017

Teuta Rugova dhe Naser Rugova: Nuk do ta votojmë Ramush Haradinajn

Lidhur me spekulimet që kanë qarkulluar ditëve të fundit nëpër media, që kinse Teuta Rugova, e bija e Presidentit historik Ibrahim Rugova, do ta votojë kandidatin e PAN-it për kryeministër Ramush Haradinajn, Teuta Rugova tha se të gjitha këto janë spekulime.

Në një përgjigjje dhënë gazetarit Xhevat Rexhaj, Teuta tha se të gjitha ato që janë fol nëpër media janë spekulime.“ E gjitha është e pavërtetë, asgjë nuk qëndron, në ato propagandime, unë jam deputete e LDK-së dhe për LDK-në në tërësi”, u shpreh Teuta Rugova shkurtimisht. Gjithashtu edhe Naser Rugova u përgjigj kështu: Jam në bjeshkët e bukura të vendlindjes sime. Prapë e paskan lakuar emrin tim, si numër e jo si i zgjedhur nga vota e qytetarëve. Për herë të fundit po ju bëj të fala se unë Naser Ali Rugova do të respektoj vullnetin e elektoratit që më ka zgjedhur dhe vendimet politike të organeve vendimarrëse të LDK-së në harmoni të plotë me Grupin Parlamentar të subjektit që i takoj. Qëndrestarët gjithmonë ia dalin! Vetëtima gjuan lisat e jo hithërat! Stoik si gjithmonë! Tradita vazhdon”, thotë z. Rugova. “Do ta respektoj vullnetin e elektoratit të LDK-së”, nuk e votoj Ramushin.

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...