Published On: 16 Gusht, 2017

Terrori i organizatës ilegale kriminale SHIK

 IMPONIMI I KRYEKRIMIT, IDIOTËSI KRIMINALE

IDRIZ ZEQIRAJ

Ka qenë dhe mbetet në traditën shqiptare, se në rast vrasjeje, gjaksi, vrasësi, familja, madje, edhe fisi, ndjehej borxhli, karshi familjes të viktimës, pavarësisht motivit të vrasjes dhe, mundohej “t’ia ruajë erzin, nderin”, duke iu shmangur takimeve apo çfarëdo veprimesh, që do të konsideroheshin nënvleftësim, përçmim, provokim.

Një sjellje korrekte e fisnike, gjithëherë, zvogëlon mërinë, zemratën, ndjenjën e hakmarrjes, që, natyrshëm, gëlon në zemrën dhe mendjen e palës së dëmtuar. Dhe, kjo, gjithësesi, krijon premisa, për një pajtim perspektiv.

Krimet, terrori i organizatës ilegale kriminale SHIK, krijesë e LPK-së, Sigurimit hoxhist, UDB-së jugosllave, me aprovimin edhe të Shërbimit Sekret francez, tashmë, janë krime publike. Pikërisht, në Shqipëri dhe Francë, janë stërvitur forca speciale atentatore, të cilat, përgjatë dhe pas luftës, atentatuan shumë qindra ushtarakë dhe veprimtarë të LDK-së të Ibrahim Rugovës. Kjo është një e vërtetë, tashmë, e faktuar.

SHIK-u identifikohet me dy partitë e krimit, PDK-e dhe AAK-a, pavarësisht që kjo e fundit mëton të distancohet. Shumica e shqiptarëve i njohin pjesëtarët e bandës numerike të SHIK-ut dhe krimet serike të saj, të bëra me sadizëm proverbial.

Listimi emëror i viktimave të ardhshme, nga një shtab kriminal, nën siglën e “UÇK-së”; akuza fiktive e cinike për tradhti, edhe pse ata ishin dëshmuar si veprimtarë dhe luftëtarë të lirisë; qëllimi i eliminimit fizik, ishte sabotimi i luftës dhe gëzimi i njëfarë pushteti fiktiv, që do t’u jipte Serbia, shpërblim të dështimit të luftës si dhe mënyra supër-terroriste e ekzekutimit, e vështirësojnë, madje, deri në pamundësi, çfarëdo pajtimi, në relacionin vrasës – familje e viktimave.

Para kësaj situate, do të mbetëshin pa tekst edhe vetë pajtimtarët e mëdhenj: profesorët, përjetësisht, të respektuar: Anton Çeta, Mark Krasniqi, Zekirja Cana, Bardhyl Qaushi, me shokë shumë.

Një zgjidhje e pjesëshme, por, gjithësesi, lehtësuese, do të ishte vetëvrasja e shefave projektues, listëbërës, urdhërdhënës, sekserëve dhe të ekzekutorëve.

Koalicioni PAN, me dy partitë bazike të krimit, PDK-e dhe AAK-a, duke kandiduar dy kryetarët e tyre, përkatësisht, Kadri Veselin e Ramush Haradinaj, shqelmon, madje, rrugaçërisht, traditën shqiptare, sjelljen e kujdesshme, maturinë, “ruajtjen e erzit”, mos provokimin e gjaksit, vrasësit ndaj familjes të viktimës.

Paraqitja fizike publike, (në vend të strukjes nga turpi, për morinë e krimeve të bëra), në takime e media vizive të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Ramush Haradinaj dhe të banditëve të tyre vrasës ose mbrojtës të vrastarëve, therë si heshtë shigjetuese, në shpirtin dhe zemrat e shumë qindra familjeve-viktima të SHIK-ut.

Si dhe të shumë mijëra familjeve të tjera, të ndërlidhura me ato: kushërinj, miq e dashamirë, qytetarë dhe fshatarë vendorë. Atëherë, kemi shumësinë marramendëse të popullatës të Kosovës tonë, që shigjetohen nga kriminelët, të cilët janë ose presin të katapultohen, në kupolën e shtetit dhe të pushtetit.

Dorën në zemër, vihuni, qoftë edhe për një çast, “në lëkurën” e familjeve të viktimave dhe, do të bindeni se heshtja dhe aprovimi i krimit, përbën krim të llojit të vet, që, moralisht, është barazi me krimin fizik e faktik.

Ngulmimi i koalicionit PAN, për t’ia imponuar popullit të Kosovës, kryeparlamentarin dhe kryeministrin, të cilët identifikohen me përgjakjen e Kosovës, është një idiotësi kriminale, që do t’i turpëronte deputetët e Kuvendit të Kosovës, pafundësisht dhe përjetësisht.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...