Published On: 16 Qershor, 2017

Tërnava: Kjo mënyrë e udhëheqjes së LDK-së do të mbetet në kujtim si udhëheqje diktatoriale

Një nga figurat e rëndësishme të LDK-së, ish zvëendësministër i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Republikës së Kosovës, me president Ibrahim Rugovën, Hajrullah Tërnave flet për shkaqet e humbjes së LDK-së, të cilat ai ia faturon krerëve të partisë, të cilët në vazhdimësi, që nga vdekja e Rugovës kanë vazhduar të keqadministrojnë me partinë. Tërnava në bisedën për Gazetën Shqiptari.eu, thotë: “Prej vdekjes së të madhit Dr.Ibrahim Rugova, partia e LDK-së është në dridhje  e sipër, sidomos i kemi të freskëta ndarjen në dy pjesë ku u përdorë edhe dhuna, dhe ndarja ndodhi në LDK dhe LDD. Po ashtu edhe me largimin e Fatmir Sejdiut në vitin 2010 dhe emërimi i Isa Mustafës si kryetar i partisë, nga i cili u prit shumë në freskimin e kësaj kryesie për të cilën u fliste shumë keq, ky le që nuk bëri freskime apo emërime të reja në këtë kryesi, por e vazhdoi po me ata njerëz pa e bërë asnjë ndryshim”, thotë ai.

Tërnava beson se gabimet e Mustafës ishin në vazhdimësi,që pas humbjes së Prishtinës, kur me stafin e komunës erdhi në LDK, dhe kërkoi fitoren, me ekipin që kishte humbur.

“Në zgjedhjet e tëra me radhë, sikur ato lokale dhe parlamentare kjo parti me këtë kryetar i humbi deri më tani që të gjitha. Përpos asaj që i humbi zgjedhjet lokale si kryetar i Prishtinës edhe kur u emërua kryeministër në rrethana ngërçi të kohës së 2014, ai e mori të gjithë stafin e vet me të cilin e kishte humbur Prishtinën dhe vazhdoi sikur ti kishte kuadrot më të ndritshme dhe më të përzgjedhura”, thotë ai.

Tërnava numëron disa shkelje dhe ndryshime dokumentesh të LDK-së, në favor të grupit udhëheqës. “Në Kuvendin e Përgjithshëm të zgjedhjes së Kryetrit të LDK-së në vitin 2014, ishte rregulluar statusi ashtu që nuk lejonte kundër kandidatit për kryetar, kështu që unanimisht edhe në këtë Kuvend Isa Mustafa u zgjodh për të dytën herë Kryetar i LDK-së, duke i përjashtuar degët nga Gjermania e Zvicra. Kjo udhëheqje e partisë, do të mbetet në kujtim si udhëheqje diktatoriale që me monopolin e saj i kishin uzurpue shumë poste ngat veti dhe duke i punësuar të afërmit e vet”, thotë ai.

Ai mendon se ndër lëshimet e udhëhejes së Mustafës është: “Qeveria e kryetarit Mustafa gjatë do të mbahet në mend me numrin më të madhë të ministrive jo vetëm në krahasim me qeveritë e kaluara por, edhe më masivja në rajon”.

“Reformat sërish u zëvendësuan me poste të ministrave për udhëheqësit dhe njerëzit e tyre të afërt partiak, për të dëgjueshmit, jo me kualifikime adekuate për postet, e bile edhe pse nuk kishin njohuri profesionale të asaj ministrie, edhe pranë asaj që kandidoheshin si kandidat për deputet e që kurrë nuk i fitonin votat, prapë se prapë në të gjitha qeverisjet emëroheshin si ministra. Kryesisë së LDK-së i ka munguar demokracia e të menduarit ndryshe, ata të cilët nuk janë pajtuar me propozimet e të mëdhenjve, janë ndëshkuar, sikurse që ndodhi me katër deputetët e nomenklatures së fundit”.

 

Por, ndëshkimi ndoshta më i madh, sipas Tërnavës erdhi nga zotimi se LDK kurrë nuk do të qeveriste me PDK-në, që sipas akuzës që bënte, ajo kishte vrarë aktivistët e saj.

“Humbja erdhi edhe prej premtimeve të lidershipit të kësaj partie se kurrë nuk do të qeveriste me ata që ia kanë vra aktivistët më të devotshëm të partisë, LDK-së sikur që ishte SHIK- u.Por, përkundrazi qeverisën së bashku, dhe i ndihmuan që njeriu i parë i PDK-së Hashim Thaçi, të emërohet kryetar i Kosovës”, thotë Tërnava.

Sipas Tërnavës këto ishin shkaqet që çuan në dështimin e LDK-së. “Të gjitha këto që i shpjegova, elektorati si sovran në këto zgjedhje reflektoi dhe i ndëshkoi këto qëndrime dhe gabimet e kësaj udhëheqje, prandaj sa më parë duhet udhëheqësia e ngushtë dhe Këshilli i Përgjithshëm të bëjnë analiza dhe të vijnë tek përfundimi i gabimeve, të kësaj udhëheqësie dhe udhëheqësia e ngushtë të japin dorëheqje dhe nëpër Degë të mbahen zgjedhje, ku do të propozohen kandidatët e udhëheqësisë së ardhshme”.

LDK-ja vlerëson Tërnava përsoi edhe nga logjika përjashtuese, sikurse e katër depuettëve që votuan kundër demarkacionit, por edhe lënia në fund të istës e disa të tjerëve, që kishin shumë reputacion. “Një ndër arsyet e zvogëlimeve të votave ishin edhe mëyra përjashtuese që LDK-ja i ndëshkoi deputetët e “padëgjueshëm””, thotë ai.

“Ishte gabim koalicioni me AKR-në, Alternativen, sepse sikur VV-ja që shkoi e vetme në zgjedhje dhe fitoi shumë, se 110 kandidatët i kontribuojnë prurjes së votave më shumë se sikur tani LDK-ja, me 60 kandidatët e sajë. E vetmja zgjedhje për me ardhur deri te konsolodimi i partisë duhet të shkohet në zgjedhje partiake.

Në këto rrethana të tanishme LDK-ja duhet ta pranojë koalicionin vetëm me VV-në, sepse kjo parti nga pastërtia e saj ka arritur që ta përfitoj elektoratin e të gjitha partive edhe në ato vendet e tyre, bastione të konsideruara. Kjo situatë e këtyre gabimeve dëshmon faktin se këtë që e thashë më lart LDK-ja duhet sa më parë të ndërmerrë për ta përmirësuar imazhin e vet te elektorati i saj, dhe gjithmonë të jetë pranë elektoratit të saj dhe ta ndjejë atë dhe kërkesat e saj e jo të rrijë shumë larg nga elektorati i saj, si në këtë rast deri më tani”.

Tërnava thotë se nëse kryesia nuk jep dorëheqje, do të pësoj LDK edhe në zgjedhjet lokale.

“Zgjedhjet lokale janë shumë pranë dhe po nuk reflektoi LDK-ja me këto ndryshime (dorëheqje) të komplet Kryesisë së ngushtë në zgjedhjet lokale do të pësoj debakël të vërtetë dhe do të ketë edhe humbje të tjera në këto katër komunat e vogla që i kanë mbetur. Të futet në kulturën e partisë së LDK-së që nëse një Kryetar i humbe zgjedhjet lokale dhe parlamentare gjithesesi, duhet të ofrojë dorëheqje e jo si deri më tani”, thotë Tërnava.  SHQIPTARI.eu

“PS: LDK duhet të jetë në koalicion me VV, për hirë të pastërtisë së saj, e cila deri më tani nuk ka qeverisur asnjëherë Kosovën, dhe më e dëshmue veten se LDK-ja është një ndër partitë më të pastërta institucionale, e cila ka sens  shtetformues dhe ka kuadro të forta për ta udhëhequr shtetin”, deklaron Tërnava.

Loading...
 
Displaying 1 Comments
Have Your Say
  1. fery says:

    …pase I.Rugoves , LDK ra ne duar të disa personave provincial, të komoleksuar cinik, mashtrues dhe apsolutishte të pa afte e të paditur per punet dhe pergjegjesite qe i kishin. Thuajse gadi të gjithe ishin ekspert te gjuhes dhe letersise shqipe, thuajse cdo gje ne LDK varej nga ky profesion dhe njerez të ketij profesioni..Nji nga ata ishte edhe Eqrem Kryeziu , nenkryetar i pare i LDK , Kryetar i deges se LDK ne Prizren dhe Kryetar i Kuvendit komunal të Prizrenit per 8 vite rreshte i cili do te mbahet mend per flaken e zjarrin i cili e kaploi ndertesen e K K të Prizrenit pake para zgjedhjeve lokale të 2007 ku Ai , edhe pase dy balotazheve , edhe perkunder faktit se LDK kishte fituar ( raport Zyrtar i OSBE derguar gjitha institucioneve relevante të Kosovës ) me 9 vota me shume ( kandidat i LDK per kryetar të Prizrenit ishte Hanefi Muharremi ) fitorja thjeshte iu dorzua PDK dhe kunderkandidatit Ramadan Muja , kryetarit aktual të denuar nga Gjykata themelore e Prizrenit per keqeperdorim të detyrws zyrtare
    Aty ku e la rrenīmin dhe shkaterrimin e LDK E.Kryeziu , e vazhdoi Isa Mustafa me humbje të njipasnjishme dhe me nji grup mafijoz baskepuntorwsh të kompleksuar , perjashtues , të ceket dhe të paformuar politikisht , të uritur pase plackes dhe vjedhjeve per interesa personale të cilat z.Terrnava ne shkrimin e tij i spjegoi bukur, bashkarishte e kryen ” misionin ” e tyre dhe e prune partine e I.Rugoves turpeshem , ketu ku eshte sot …!

    Përgjigjiuni
    Pelqej(2) Nuk Pelqej(0)

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...