Shqipëria

Tërmeti në Greqi. Ambasada: Nuk ka shqiptarë të lënduar

Ambasada shqiptare në Athinë reagoi për tërmetin në Ishullin Kos.

Sipas ambasadës du shtetas kanë humbur jetën, një turk dhe tjetri suedez, ndërsa nuk ka shqiptarë të lënduar.

Njoftiim lidhur me tërmetin në ishullin Kos të Greqisë

Pas interesimit tonë pranë Zyrës së Shtypit të Ministrisë së Mbrojtjes së Qytetarëve, nga tërmeti në ishullin Kos, deri tani ka njoftim zyrtar për humbjen e jetës së dy shtetasve (nje turk dhe një suedez).

Gjithashtu ka 7 të lënduar rëndë por jashtë rrezikut për jetën, ndërmjet tyre nuk konfirmohen shtetas shqiptar.

Njoftohet dhe për 130 të lënduar lehtë.
Ne do mbetemi në kontakt gjatë ditës sot për njoftime të përditësuara./Gazeta Express

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *