Published On: 1 Gusht, 2017
Bota |

“Tërmeti 9.5 ballë” që tmerroi grekët, por si qëndron e vërteta

Një lajm i rremë është përhapur në Greqi në lidhje me tërmetin që ra sot në Kretë. Në disa media greke, para disa ditësh u njoftua se ishulli do të goditej nga një tërmet i fortë me magnitudë 9.5 i shkallës Rihter.

Por, në fakt tërmeti që ra sot ka qenë 5.3 ballë. Në lidhje me këtë njoftim të rremë, autoritetet greke kanë nisur hetimet për të zbuluar se kush është personi përgjegjës që nxorri të dhënat jo të sakta, të cilat shkaktuan panik tek banorët e Kretës.

Mediat shkruajnë se është përmendur emri i drejtorit të Institutit të Sizmiologjisë në Greqi, Efthimios Lekka, i cili kishte bashkëpunuar për këtë studim me një sizmiolog lituanez, Jamez Roguard.

Efthimios Lekka është distancuar menjëherë nga ky rast duke thënë se nuk ka bashkëpunuar asnjëherë me sizmiologun lituanez. Ai theksoi gjithashtu se tërmete me magnitudë 9.5 nuk ka gjasa që të bien në Greqi.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...