Published On: 26 Tetor, 2016

Tërmet tronditës në Itali, lëkunden ndërtesat shekullore në Romë

Një tërmet i fuqishëm ka goditur sot Romën, duke lëkundur ndërtesat qindravjeçare në kryeqytetin e Italisë.

Tani për tani nuk dihet nëse ky tërmet ka shkaktuar viktima në njerëz.

Monitoruesi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara fillimisht ka thënë se tërmeti ka pasur fuqi prej 5.6 ballë të shkallës Rihter, e më pas e ka korrigjuar fuqinë e tij në 5.4 ballë, transmeton Gazeta Express.

Epiqendra e tërmetit ka qenë rreth 80 kilometra në juglindje të Peruxhës, në boshtin e Italisë, që tradicionalisht ka qenë pre e tërmeteve.

Dridhjet e sotme kanë ndodhur vetëm dy muaj pasi një tërmet në pjesën qendrore të Italisë i mori jetën pothuajse 300 personave. /Express/

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...