Published On: 18 Nëntor, 2016

Tërhiqet edhe Rrahim Elshani

Kandidati i pavarur për kryetar të Drenasit, Rrahim Elshani, ka tërhequr kandidaturën e tij. Ai ka thënë se këtë po e bënë për arsye personale, raporton Ekonomia Online.

Ai në arsyetimin e tij ka thënë se nuk ka mundësi që të financojë fushatën, por edhe se nuk dëshiron të përçajë qytetarët e Drenasit.

Kujtojnë se Elshani, kishte pakënaqësi me nominimin e Ramiz Lladrovcit për kryetar të Drenasit, andaj pat vendos që të kandidojë si i pavarur.

Dje kandidaturën e tij e tërhoqi edhe anëtari tjetër i PDK-së, Naim Bazaj.

Ndërkohë, ishte raportuar në medie se mbi kandidatët e pavarur që vinin nga radhët e PDK-së, ishte ushtruar presion nga drejtues të PDK-së, që të tërhiqen nga kandidimi për të parin e Drenasit.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...