Published On: 15 November, 2016

“Teoria e liftit dhe hajduti …”

Migjen Kajtazi

Gjatë studimeve postdiplomike në Universitetin e Lozanës në Zvicër më bënte përshtypje numër i madhë i teorive që mësojshim dhe pothuaj të gjitha këto teori kishin origjinen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kjo qasje e mësimit me literatur amerikane nuk u ndalte vetëm në aspektin teorik. Në mësimet praktike që kishim për studime të rasteve të ndryshme që kishin jehonë në shtypin botëror e që rrjedhëshin nga fusha e kriminalitetit prapë Amerika ishte furnizues i rasteve që ne studentët kishim si detyrë ti analizonim.
Kureshtja ime për këtë qasje në literaturen dhe në rastet amerikane dhe arsyen pse Amerika ishte aq e pranishme në ketë lëmi mori përgjigjjen gjatë prezentimit të rasteve që kishim në lënden e kriminalitetit ekonomik.
Unë me 2 studentë të tjerë morëm si rast të paraqesim kriminalitin lidhur me firmën amerikane “Enron”.
Ishte një prezentim i bazuar më shumë në të dhënat e marrura në google. Pra, një kërkim klasik për të marrur kreditë e mjaftueshme, pra për të marrur një notë kaluese…
Grupi tjetër i sudentëve që kishte marrur për studim dhe analizë rastin e një banke të kantonit që kishte humbur mbi një miliardë franga gjatë trazacionit jo ligjor, një paraqitje shumë profesionale dhe shumë metodike që na bëri të gjithë studentët të ishim aktivë me pyetje sidomos që rasti i bankës kantonale ishte shumë i mediatizuar dhe i njohur për publikun e gjerë. Po çudia ndodhi në momentin kur u komunikuan notat e marrura të të gjithave grupeve. Grupi jonë kishte marrur notën më të lartë që na bëri të quditemi dhe kjo quditje ishte edhe më e madhe kur morëm vesh që grupi i studentëve që kishin paraqitur rastin e bankës kantonale kishin marrur thjeshtë notë kaluese!.
Të gjithë nuk kuptuam se si grupi që ishte më i miri kishte marrur notën më të dobët dhe studentët gjetën përgjigjjen shumë shpejtë: profesori bënte pjesë në komitetin udhëheqës të bankës dhe si i tillë mbronte versionin zyrtar të bankës, version që u kontestua nga studentët me paraqitjen e tyre … Me ketë rastë mora përgjigjen se pse më mirë është të citohen rastet dhe teorit amerikane se të mirren rastet e vendit apo evropiane …
Për të shkuar në institut të kriminologjisë të Universitetin e Lozanës nga studio ime në Lozanë merrësha metron dhe pas disa minutave të shkurtër arritësha në destinacion. Kthimi ishte i njejtë pos në shumicën e rasteve me një fluks shumë më të madhë të udhëtarëve të pranishëm në metro. Dhe për tu kyçur në rrugën kryesore ishte e mundur marrja e liftit që une shpesh e mirrësha sidomos kur më duhej të fitojsha kohë për të punuar në biblioteken kantonale …
Kjo përseritje e rutinës të rrugëtimit më bëri të mendojë në krijimin e “teorisë së liftit”që bazohet në detajet që lidhen me marrjen e liftit: gjatë marrje së lifit të madh me kapacitet deri në 18 persona kur më rastësisht futesha i pari dhe në prekja butonin për të më mundësuar të dilja në qendër të Lozanës . Nga prekja e butonit duke precizu katin e zbritjes deri në nisje më duhej të prisja 20 sekonda të mirë. Kjo ishte e mundur vetëm në momentet kur isha i vetëm. Duke më ndodhur shpejt që në sekondat e fundit të futeshin udhëtarë që ju duhej të priteshin vetëm disa sekonda dhe mua që isha i pari për shkakë të presionit të turmës zhvendosesha në fundë të lifiti dhe të dilja i fundit. Pra, edhe pse isha i pari dhe pritesha 20 sekonda të tër nuk do të thoshte të dilja i pari. Pra teoria ime e liftit nuk mjaftonte me ketë shembullë të deshmoja në vlefshmërin e sajë pra kërkonte një shembullë konkret në zhbatushmërin. Pra, teoria që “paraziti fiton shpeshë” duhej të dëshmohej…
Gjatë rrugës për Kosovë sidomos gjatë fazës për tu futur në aeroplanë ku duhet të mirret autobusi zbatoja ketë teori të lifitit në atë menyrë që futem i fundit në autobus që të dal i pari dhe të futem shumë shpejtë dhe i palodhur në aeroplanë….
Po të mos ishte ndodhia gjatë rrugës për Kosovë nga aeroporti i Gjenevës nuk do merrja guxim të shkruja për këtë teori që bën aluzion që paraziti shpeshë fiton ….
Isha ulur në aeroplan dhe pasagjeri që ishte ulur në anën time të majtë mbante vazhdimishtë dorën e djathtë në xhepë që rriti kureshtjen time dhe kureshtjen e mbarova duke i bër një pyetje: Sa franga ke në xhepë? Pasagjeri ashtu i hutuar mu përgjigjë duke pranuar që kishte një sasi të konsideruar të hollave dhe më bëri pyetje se nga ia qëllova që kishte pare në xhepë? Mbasi isha nën ndikim e një provimi që isha duke pregaditur, provim që kishte të bënte me analizë kriminele ..po pa dashur të futem në studime të mija po me një përgjigjje pakë enigmatik i thashë që puna ime matet me frikë … se puna ime ka të bejë me minuta që i ekspozohem frikës dhe kështu fitojë paranë… jo vetëm pasagjeri afër meje po edhe pasagjerët të ulur para neve filluan të më parashtronin pyetje se si mbijetojë me këtë profesion të hajdutit?
Dhe duke përsëritur provimin shfrytëzojsha rastin të merrja shembujë „konkretë“ se si mbijetojë nga prangosja …
Qudia më e madhe se nga 5 udhëtarët që më dëgjonin dhe dëgjonin sukseset e mija në një profesion imagjinar nuk u distancuan nga unë po vazhdonin të më shihnin me kurreshtje … dhe kjo përkrahje vazhdojë kur të nesërmen duke pirë kafe në pallatin e rinisë në Prishtinë, kamarieri më tha që pijet janë të paguara … nga një klient që bënte pjesë në udhëtarët kurreshtar të mi…
Pra në ketë rastë „teoria e liftit“ pati sukses duke ia mundësuar hajdutit imagjinar të jetë i respektuar…
Në Zvicër, në kantonin Vaud e në qytetin e Lozanës ku jetojë, shqiptarët janë shembullë i punës dhe suksesit. Pothuaj nuk ka tani profesion që ekziston në Zvicër që shqiptarët nuk e ushtrojnë me zellë. Teoria e liftit mundet në ca raste të ketë zbatim po nuk mundet të jetë model dhe shembull për komunitetin tonë që me shumë mund e me presione të mëdhaja është duke bërë vendin e vetë të merituar.
Paraziti apo parazitët mund të kenë suksese po nuk mund të jenë si model i komunitetit tonë se teoria e liftit është shndërruar me liftin social që do të thotë që komuniteti jonë nuk ka model parazitin se vend dhe pikë referimi është puna.
Në trojet shqiptare është duke u bër luftë që puna të jetë model i së mirës dhe parazitet të izolohen dhe që nuk do kenë fatin të krekosen e të jenë përfaqësues në organet shtetërore , në lagje, në familje, në shkollë . Nuk është e rastësishme që në trojet shqiptare Zvicra dhe shtetet e zhvilluara përendimore ku jetonë diaspora shqiptare përmenden këto shtete si model .
Teoria e liftit do mbetet teori imagjinare që tregon me disa raste të vogla që„paraziti fiton“ …ketë së paku e deshirojë të jetë keshtu …..

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...