Published On: 30 Tetor, 2016

Tentoi të vetëvritet, mirëpo shpëton vetëm me lëndime

Policia e Kosovës e ka konfirmuar se gjatë ditës së sotme një femër dyshohet se ka tentuar të vetëvritet duke kërcyer nga ndërtesa disakatëshe, mirëpo që ka shpëtuar duke marrë vetëm disa lëndime.

Zëdhënësja e Policisë Flora Ahmeti ka konfirmuar për Gazetën Blic se e dyshuara ka shpëtuar dhe është dërguar në QKUK.

“Po në rrugën Muharrem Fejza, në Prishtnë ka ndodhur ky rast, e dyshuara femër ka tentuar për vetëvrasje mirëpo ka shpëtuar me lëndime dhe është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”, ka thënë ajo për Gazetën Blic, duke mos dhënë detaje tjera.

Ndërkohë, mediet kanë raportuar se ka ndodhur një vetëvrasje në Rrugën Mati 1, në Prishtinë.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...