Published On: 26 Maj, 2017

Tentim vrasjeje në Pejë

Policia dje pasdite në Pejë ka arrestuar një person nën dyshimin për tentim vrasjeje.
Në njoftimin e policisë rajonale të Pejës, thuhet se dje në orën 16:20, është arrestuar një i dyshuar pasi që i njëjti, për shkak të një mosmarrëveshjeje, ka sulmuar me thikë një person tjetër duke i shkaktuar lëndime të rënda.

Viktimës raportohet se i është ofruar tretmani mjekësor dhe më pas është liruar, ndërsa njësitet policore kanë gjetur dhe konfiskuar thikën e cila dyshohet të jetë përdorur në rast.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...