Lajme Lajmi Levizes

Tentim vrasje në Gjakovë, viktima lëndohet gjatë ikjes

  • Në fshatin Damjan të Gjakovës, dy ditë më parë, rreth orës 22:30 ka ndodhur një tentim vrasje.

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se një i dyshuar ka gjuajtur me armë zjarri ndaj një burri. Viktima gjatë ikjes ka pësuar lëndime të lehta trupore.

“Viktima, mashkull shqiptar, ka raportuar se në parkingun e një restoranti, një i dyshuar i pa njohur ka shtënë disa herë me armë zjarri në drejtim të tij. Viktima ka pësuar lëndime të lehta pasi është rrëzuar gjatë ikjes dhe i njëjti deklaron se dyshon në një person pasi që kishte një mosmarrëveshje më herët”, thuhet në komunikatë.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar katër gëzhoja të kalibrit 9mm

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *