Published On: 26 Tetor, 2016

Tentativë vrasje në Shkodër, atentat si në filma

Ditën e djeshme në media u raportua se kishte ndodhur një aksident në aksin rrugor Shkodër – Velipojë.

Por, nga hetime e policisë ka rezultuar se nuk ishte aksident por tentativë për vrasje.

Mësohet se mjetet tip benz me targë AA 304 OT me drejtues Femih Gjorreta, dhe mjeti tip Audi me targë DP 372 CG me drejtues Admir Gjorreta, i kanë dalë përpara duke i zënë rrugën dhe kanë përplasur mjetin motoçikletë tip Jamaha pa targa në të cilin udhëtonin F.J. 31 vjeç, banues në fshatin Trush, Shkodër dhe me pasagjer A.J. 19 vjeç, banues në fshatin Trush, Shkodër.

Si pasojë e përplasjes së motorit nga 2 automjetet, personat që udhëtonin në motor kanë përfunduar në kanal.

Më pas, të dy personat që kanë qenë në makinë kanë zbritur dhe me mjete të forta kanë ushtruar dhunë fizike ndaj tyre duke u shkaktuar dëmtime të rënda.

Aktualisht 2 personat e dëmtuar ndodhen në spitalin Rajonal Shkodër nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për shkak të një konflikti të mëparshëm për motive të dobëta.

Policia e Shkodrës thotë se janë vënë në pranga 2 nga autorët e dyshuar të kësaj ngjarje, konkretisht :

* Femih Gjorreta, 23 vjeç, banues në fshatin Trush, Shkodër

* Admir Gjorretaj, 23 vjeç, banues në fshatin Trush, Shkodër

Gjithashtu u shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e:

* G.Gj. 32 vjeç, banues në fshatin Trush, Shkodër

* E.Gj. 27 vjeç, banues në fshatin Trush, Shkodër

Në cilësinë e provës materiale janë gjetur e sekuestruar:

* dy automjetet e autorëve

* motorri i të dëmtuarve

* një krëhër pistolete model 54 me 8 copë fishekë

* një shkop bejzbollisi

* një pistoletë manover

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...