Published On: 28 Gusht, 2017

Tension ndërmjet Modric dhe Vazquez: Mos u tall, pse gjithmonë vetëm mua (Video)

  • Luka Modric dhe Lucas Vazquez kanë pasur një debat jo shumë të këndëshmë në ndeshjen e mbrëmshme kundër Valencias, e cila përfundoi baras 2:2

Duket se Luka Modric nuk ka qenë shumë i lumtur që skuadra e tij nuk ishte duke fituar ndaj Valencias.

Ai madje ka kritikuar gjatë ndeshjes bashkëlojtarin Lucas Vazquez, i cili po e komplikonte shumë lojën, në vend se të kthente topin mbrapa.

Por, spanjolli nuk ka qenë shumë i lumtur, duke thënë se pse gjithnjë akuzohet vetëm ai.

Diskutimi në mes të Modric dhe Vazquez:

Modric: ”Mos e kompliko lojën, ktheje topin mbrapa”.

Vazquez: ”Mos më bezdis shok. Çfarë dëshiron të bëj? Isha vetëm aty”.

Modric: ”E komplikon shumë lojën. Luaj më thjeshtë”.

Vazquez: ”Gjithmonë mua. Gjithmonë mua. Mos u tall”. /Express/

 

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...