Lajme Lajmi Levizes

Televizionit britanik i kërkohet të mos e transmetojë një dokumentar për princeshën Diana

  • Vëllai i princeshës Diana është përpjekur të pengojë transmetimin për herë të parë të një dokumentari, në të cilin flitet për jetën sentimentale të saj dhe dështimin e martesës me princin Charles, konfirmoi sot e përjavshmja “Mail on Sunday”.

Stacioni televiziv “Channel 4” konfirmoi se konti Charles Spencer, vëllai i Dianës, kishte qënë në kontakt të vazhdueshëm duke nënvizuar se do ta transmetonte ashtu si ishte parashikuar dokumetarin të dielën e ardhshme.

Dokumentari “Diana: In her own words” përmban imazhe të regjistruara në vitet 1992 dhe 1993 nga Peter Settelen, profesor për diksionin i princeshës, e cila vdiq më 31 gusht 1997 në një aksident me veturë në Paris.

Video ishte transmetuar në vitin 2004 nga stacioni televiziv amerikan NBC pas një beteje të gjatë gjyqësore, por ende nuk ishte shfaqur në televizionin britanik, edhe pse është e mundur të shihet në çdo moment në platforma si YouTube.

Në afrim të 20-vjetorit të vdekjes së Lady Di, shtypi britanik konkuron me tituj të mëdhenj mbi zbulimet e dala nga ky dokumentar.

Princesha tregon aty në mënyrë të veçantë se si ajo kishte menduar të largohej nga pallati i Buckinghamit që prej viteve 80 me truprojën e saj, Barry Mannakee, me të cilin ajo kishte rënë në dashuri dhe i cili vdiq në vitin 1987 në një aksident me motorr.

Më vonë, në video, ajo hedh hipoteza se i dashuri i saj mund të ishte vrarë.

Diana tregon vuajtjet nga martesa e saj me princin Charles, të cilin e kishte takuar vetëm 13 herë para ditës së madhe dhe me të cilin marrëdhëniet seksuale ishin reduktuar në minimum.

Në këtë dokumentar, ajo kritikon gjithashtu familjen mbretërore dhe afrimitetin e paktë që mund të gjente tek mbretëresha Elizabeth II.

“Motivi pse këto pjesë janë transmetuar tashmë në një stacion të madh kombëtar televiziv në Britaninë e Madhe ka irrituar të afërmit e princeshës si Rosa Monckton, një prej mikeve më të mira të Dianës, që e ka gjykuar projektin çnjerëzor.

“Imagjinoni vuajtjen që i shkaktoni familjes së saj, djemve, princat William dhe Harry”, është shprehur ajo për “Daily Mail”.

Për t’u vetëmbrojtur, stacioni televiz “Channel 4” ka këmbëngulur në dimensionin historik të dokumentarit, përcjell Atsh.

William dhe Harry janë shfaqur gjithashtu në një tjetër dokumentar të transmetuar në stacionin televiziv “ITV”, në të cilin ata zbulojnë se kanë folur shumë pak me mamanë e tyre ditën e vdekjes dhe se kjo bisedë e shkurtër iu kishte mbetur akoma në mëndje, 20 vjet më pas.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *