Published On: 27 Gusht, 2017

Teksasi i shkatërruar nga uragani, 5 të vdekur, shumë të bllokuar në shtëpi (Foto)

  • Të paktën 5 persona u raportuan të vdekur në Teksas të dielën si pasojë e uraganit ‘Harvey’, stuhia tropikale që megjithëse është dobësuar, ka shkatërruar zona të mëdha në vend.

Autoritetet u bëjnë thirrje banorëve të zonave të prekura që të qëndrojnë në shtëpi, ndërsa njerëzve të bllokuara nga përmbytjet u kërkohet të ngjiten në çatitë e banesave në mënyrë që të identifikohen nga helikopterët për tu evakuuar.

Autoritetet kërkojnë prej tyre gjithashtu që të mbajnë në dorë ndonjë çarçaf apo peshqir në mënyrë që të shihen më lehtë nga helikopterë e shpëtimtarëve.

Ndërkohë, Twitteri dhe rrjetet e tjera sociale, po shfrytëzohen gjithashtu për të kërkuar ndihmë.

E gjithë makineria shpëtimit është në aktivitet të plotë. Ka mijëra  shpëtimtarë me anije dhe mjete të posaçme që po kërkojnë në qytete dhe fshatra, nga Houston në Corpus Christi, për të identifikuar njerëzit në vështirësi, të bllokuar nga përmbytjet.

Shumë zona të shkatërruara janë të paarritshme dhe shirat do të vazhdojnë për disa ditë, duke e çuar nivelin e ujit në më shumë se një metër në disa vende.

Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, tha se pas goditjes nga uragani Harvey, situata në Teksas është “serioze dhe përkeqësuar”.

“Siç mund ta shikoni përmbytjet në Houston janë të tmerrshme”, theksoi ai duke folur për Fox News të dielën, duke e krahasuar Harveyn me stuhinë tropikale Allison që goditi qytetin në vitin 2001.

Abbott falënderoi Presidentin amerikan Donald Trump për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në Teksas, duke përshpejtuar lëvrimin e fondeve të emergjencës.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/teksasi-i-shkaterruar-nga-uragani-5-te-vdekur-shume-te-bllokuar-ne-shtepi-foto-425426/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...